Përse disa njerëz flasin në gjumë,a duhet të merren për bazë ato që thonë?

Të folurit në gjumë, ose somnilokia, është një nga parasomnitë që përfshijnë edhe të ecurit somnambul dhe makthet gjatë natës. E gjitha zhvillohet në nënndërgjegjien e njeriut dhe hulumtuesit shkencorë kanë realizuar jo pak studime për të kuptuar në ç’fazë të gjumit ndodh kjo , e jo vetëm.

“Në përvojën time, të folurit në gjumë mund të jetë i lidhur me mbistimulimin e sistemit nervor nga përdorimi i pajisjeve teknologjike para fjetjes apo abuzimi me kafeinën,” thotë dr. Nerina Ramklakhan, terapiste gjumi.

Këto lloje sjelljesh u ndodhin gjithashtu personave që tregohen të ashpër me veten. Janë perfeksionistë, por shpeshherë lënë pa thënë atë që duan të thonë vërtetë. Kur shtrihen të flenë natën, gjithçka u del nga goja pa vetëdije.

Ideja që mund t’i zbulosh sekretet më të thella dikujt gjatë gjumit është shumë joshëse. Ka aplikacione që regjistrojnë të folurit në gjumë (Sleep Talk Recorder është një aplikacion që regjistron gjithçka që ju mund të thoni ndërsa flini).

Por, a mund të pranosh tradhtinë në gjumë, të thuash të vërteta të cilat nuk i pranon me ndërgjejgie të plotë e të zgjuar? Profesor Jim Horne, autor librash mbi subjektin dhe ish drejtues i qendrës kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough, thotë që s’duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë.
“E folura në gjumë ka tendencën të ndodhë gjatë gjumit të lehtë transmeton gazeta monitor. Kalon nga i lehti në gjumë të thellë dhe pas 70-90 minutash, ndodh gjumi i ëndrrave, që përsëritet çdo 90 minuta”.

E folura në gjumë nuk ka lidhje me ëndërrimin. Ka të bëjë me fazën e lehtë të gjumit ku “mendja është duke shëtitur dhe gjarpëruar. Janë mendime të hallakatura të një truri të lodhur”.
Ky fenomen ndodh zakonisht tek fëmijët, dhe me kalimin e moshës fillojnë të pakësohen rastte. Megjithatë duhet thënë se një rol të rëndësishëm luan edhe faktori gjenetik, ashtu si ankthi dhe stresi.

Sidoqoftë, një gjë është e qartë. “Dikush që flet vazhdimisht në gjumë, me siguri është shumë në ankth dhe ndoshta duhet të zbuloni ç’po i shqetëson”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button