Ndërrojnë mushka për gra shqiptare!

Prej 1 deri në tre mijë euro shiten gra të moshave të ndryshmeve vajza shqiptare nga Shqipëria në Serbi, Mal të zi dhe Maqedoni.

Kjo temë është trajtuar shumë herë nga mediumet e ndryshme, por si fenomen vazhdon edhe më tej që paraqet vepër penale tregti me njerëz e që nuk parandalohet as nga shteti shqiptarë e as nga shtetet importuese.

Një gazetë ditore maqedonase në faqen e parë sot doli me titull ,”eksportojmë Mushka importojmë gra shqiptare” .

Autor I tekstit potencon se një mushkë që shitet në Shqipëri kushton dyqind deri në katërqind euro, kurse një grua nga Shqipëria kushton një mijë euro.

Ky biznes ka protagonistë në të dy anët e kufirit të cilët bëjnë ndërmjetësimin e martesave në të shumtën e rasteve burra pleq maqedonas blejnë vajza të reja shqiptare për vetëm 1 deri në 3 mijë euro.
Shume fshatra të braktisura në Maqedoni e Serbi tani po ringjallen duke sjell nuse nga Shqipëria të cilët njihen si punëtore dhe amvise të mira.

Në Maqedoni ka një statistikë, ku thuhet se në Shqipëri janë eksportuar 2 mijë mushka kurse nga Shqipëria kanë ardhur në Maqedoni 2 mijë gra , një krahasim absurd apo jo,  por fatkeqësisht një statistikë e vërtet që ofendon popullin shqiptarë në përgjithësi, ofendon shtetin Shqiptarë i cili është anëtar i Nato-s dhe viteve të fundit ka përmirësuar dukshëm standardin jetësorë.

Çfarë I shtynë gratë shqiptare të martohen me sërb dhe maqedon, duke ju përgjigjurë kësaj pyetje disa analistë thonë se se faktori kryesor është përkatësia fetare, pra ata janë të një feje pra ortodoks .Por të tjerë thonë se edhe gratë muslimane nga Shqipëria martohen në familje ortodoske Sllave.Nuk do të kishte asgjë të keqe por sikur këto martesa të ishin të dy anëshme dhe do të kishim një përzierje racash, paralele por sa e dimë ne, nuk ka asnjë shembull të martesës të një femra maqedone apo sërbe më ndonjë shqiptarë nga Shqipëria e që jeton në Shqipëri.

Në fund parashtrohet një pyetje logjike fëmijët që do të linin nga këto martesa vallë do të jenë shqiptarë , maqedeonas ,apo një nacionalitet të ri. Nga përvoja e ish shtetit jugosllav në këto raste fëmijët e martesave të tilla ishin antishqiptarët më të mëdhenj.

Shteti shqiptarë duhet më seriozisht të meret me këtë fenomen sepse shqiptarët nuk kanë gra për të shituar e aq më tepër për ti ndruar me mushka Sllave, ndërmejëtësuesit të ndëshkohen sipas Ligjeve në fuqi kurse të investohet në zonat nga vin këta gra në mënyrë të parandalohet ky fenomen me pasoja per denigrimin kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button