Maqedoni, ndërmarrjet publike në borxhe, përgjegjësi nuk ka

Më shumë ndërmarrje publike janë përsëri në listën e borxhlinjve më të mëdhenj të DAP-it. Ekonomistët thonë që derisa dikush nuk ndërmerr përgjegjësi për punën e vet të dobët dhe derisa të mos fillojë funksionimi i sistemit të dënimeve, nuk mund të pritet ndryshim i situatës, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

Lista më e re e borxhlinjve sërish numëron mijëra persona juridikë dhe fizikë. Fabrika “Oteks” është në krye të listës me borxh prej 918,603 milionë denarë. Por, borxhlinj janë edhe ndërmarrje publike dhe komunale, emrat të cilave përsëriten çdo vit. Ndër ato janë: Radio Televizioni Maqedonisë, Pyjet e Maqedonisë, Hekurudhat e Maqedonisë, Makedonija pat, ndërmarrje komunale në më shumë komuna.

Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska thotë se po bëhen përpjekje për tejkalimin e problemit me këta borxhlinj, mirëpo siç thotë ajo një pjesë e firmave të cilat janë borxhlinjtë më të mëdhenj nuk kanë mund t’i kontaktojnë, kurse një pjesë nuk kanë pasur pronë apo kusht për të marrë garanci bankare për të paguar borxhet.

“Kemi pasur biseda me kryetarët e komunave dhe ndërmarrjet publike nën udhëheqësi të tyre, kemi kërkuar zgjidhje, ndihmë për t’u ndihmuar mes veti, për shkak se këtë e lejon ligji, qoftë me ri-programim të ndonjë borxhi të caktuar, garancisë tatimore, borxhli i borxhliut, por vërtetë është shumë e vështirë, për arsye se ato janë borxhe të cilat akumulohen, megjithatë vullneti jonë i mirë hap rrugë për t’i mënjanuar nga lista e borxhlinjve dhe t’i kthejmë në sferë të denjë tatimore që të mund të funksionojnë. Ndërmarrjet publike kanë trashëguar borxhe nga vitet e mëparshme, firma të caktuara private gjithashtu për shkak të punës së dobët. Me një pjesë të tyre, ia dolëm të gjejmë ndonjë zgjidhje, për një pjesë e tyre do të kërkojmë edhe më tej, kurse tek një pjesë realisht nuk ka zgjidhje”, thotë Llukarevska.

Ekspertët thonë që shkak për këto saldo negative të ndërmarrjeve është menaxhimi i keq i udhëheqësive të atyre kompanive si dhe ajo që askush nuk ndërmerr përgjegjësi për punën e vet të dobët, në atë mënyrë edhe udhëheqësit e këtyre firmave.

“Shteti është afarist i dobët, kemi ndërmarrje publike të cilat janë formuar, kurse nuk janë të nevojshme, te një pjesë e tyre kemi mbi-punësim, çdo vit kur ndërrohen strukturat politike, pikërisht ndërmarrjet publike janë të parat nën presionin politik për punësime të reja. Vështirë është të gjendet kuadro cilësore apo administratë publike e cila është mirë e përgatitur, kemi strukturë të dobët menaxhimi e cilat ndërrohet shpesh dhe kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi tërë strukturën e ndërmarrjes, apo me një fjalë punë pa nikoqirllëk”, thotë Borçe Trenovski, profesor i Fakultetit ekonomik pranë UKIM.

Sipas Trenovskit, transparenca dhe kërkesa për llogaridhënie prej këtyre ndërmarrjeve duhet të ngritët në nivel më të lartë.

“Përfundimisht edhe shteti duhet në mënyrë më të guximshme në pjesë të atyre ndërmarrjeve publike të ndërmerr reformë, profesionalizim të strukturës së menaxhmentit, prezantim të indikatorëve konkret në nivel vjetor sipas tremujorëve, që duhet të kontribuojë ajo ndërmarrje të kenë llogaridhënie të drejtpërdrejtë, donë të thotë të kemi ndonjë strukturë e cila do të garantojë ndonjë formë të llogaridhënies për punën e kryer dhe paratë e shpenzuara publike”, thotë Trenovski.

Shteti është afarist i dobët, pajtohet edhe profesori Alaudin Zeqiri nga Universiteti i Tetovës. Ajo që në të kaluarën, Qeveria ua ka shlyer borxhet disa prej këtyre kompanive, sipas tij është manovër jo-etik dhe e paarsyeshme.

“Më herë Qeveria mbulonte shkalla të veçanta tatimore, por kjo nuk ndodh askund në botë, vetëm tek ne ka ndodhur. Për arsye se nga momenti që kompanitë sillen në pozicion zero, ato përsëri fillojnë të krijojnë humbje, që tek ne kjo është praktikë e keqe dhe prandaj Qeveria duhet të krijojë mekanizma juridik dhe në bazë të tyre të kryejë kontroll mbi ndërmarrjet të cilat pikërisht ajo i themelon”, thotë Zeqiri.

Bashkëbiseduesit tonë konkludojnë se situata me këta borxhlinj mund të përmirësohet vetëm kur të konkretizohet përgjegjësia për punën e tyre të dobët dhe kur të funksionojë sistemi dënimeve i dhe shpërblimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button