83,7% duan të ikin nga Maqedoni: Kudo qoftë, sa më larg prej këtu

Plot 83.7% nga të anketuarit kanë deklaruar se do të iknin nga Maqedonia në rast se u jepet mundësia. Ky është rezultati i anketës me titull “Nëse do të mundnit, a do të iknit nga Maqedoni?” që e ka publikuar “Fakulteti.mk” përpara dy javëve, njofton Portalb.mk.

Në pyetësorin në mënyrë anonime janë përgjigjur 1.474 lexues. E dhënë interesante është se në disa orët e para ka pasur përgjigje masive të tre pyetjeve.

Në pyetjen se nëse do të kishit mundësi a do të iknit nga Maqedonia, janë përgjigjur 1491 lexues. Prej tyre 1.234 (83.7%) janë përgjigjur me “po”, 123 (8.3%) janë në “mëdyshje”, ndërkaq vetëm 117 (7.9%) janë përgjigjur me “jo”.

Përgjigjet janë të ndryshme në lidhje me atë se ku do të kishin shkuar. Më së shumti janë për në Gjermani, Australi, Kanada, Francë, Holandë, Danimarkë, Austri, Skandinavi, Zvicër, Slloveni, Zelandë e Re, SHBA, Angli etj. Ka edhe përgjigje të këtillë “Kudo qoftë vetëm jo në Maqedoni”, “Sa më larg prej këtu”, “Në një vend ku sundojnë ligjet dhe ku ka sistem normal të shëndetësisë dhe arsimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button