Në rrjedhë është konkursi publik për blerje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën sera

Të gjithë të interesuarit për blerje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën sera dhe objekte ndihmëse në funksion të serave mund të parashtrojnë oferta në konkursin e hapur të Ministrisë së Buqjësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave deri më datën 25 të këtij muaji.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se ky është konkursi i dytë publik për interes për blerje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën sera, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë persona fizikë dhe juridikë të cilët në kadastër të patundshmërive janë regjistruar si pronarë të serës dhe objekteve ndihmëse që janë në funksion të serës, përkatësisht të objekteve në oborrin afarist.

Me këtë konkurs publik pronarët e serave do të kenë mundësi ta blejnë tokën në të cilën ndodhet sera, ndërkaq e cila është për momentin në pronësi shtetërore. me përfitimin e fletëpronësive, pronarët e serave do të kenë mundësi për investime të reja në objekte, për marrje të kredive për rinovim dhe modernizim të objekteve, por edhe do të realizojnë të drejtë për aplikim për masat nga programi evropian IPARD. Mundësia që u hapet për investime të reja dukshëm do të ndikojë ndaj vëllimit dhe cilësisë së prodhimtarisë.

Ministria e Bujqësisë, bën me dije që të gjithë të interesuarit të parashtrojnë dokumentacion komplet dhe të kenë kudjes për afatin e parashtrimit, me qëllim që marrëveshjet të bëhen sa më shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button