MSH: Deri më tani 1.018 fëmijë kanë marrë vaksinën MRP

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00, 28 fëmijë kanë marrë vaksinën MRP. Deri më tani janë vaksinuar gjithsejt 1.018 fëmijë. për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të sëmurë nga fruthi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pikat për vaksinim në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, sot dhe nesër do të punojnë në dy ndërrime, në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 19:00. Të hënën, më 7 janar, këto pika do të punojnë vetëm në një ndërrim, prej orës 07:30 deri në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button