Fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, nesër do të jetë falas

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit fillon nesër. Tradicionalisht në ditën e parë, skijimi është falas, njofton Portalb.mk.

Nga Qendra e Skijimit informojnë se janë të përgatitur plotësisht dhe janë të ekipuar për funksionim të pandandalshëm dhe të sigurt të terreneve të skijimit, ndërkaq janë kryer të gjitha përgatitjet e rregullta dhe aktivitetet për fillimin e sezonit të ri të skijimit.

Nesër në funksion do të vendosen edhe teleferiku “Ceripashinë” dhe ski-liftet “Aerodrom” dhe “Ge”. Kapaciteti i ri është rreth 1.800 skiatorë për një orë. Si e re në këtë sezonë është se në të gjitha shtigjet për skijim do të ketë bileta elektronike me [ka pritet që të zvogëlohet rrëmuja në teleferik dhe liftet e skijimit.

Për dyvendëshin “Shën Ilija” në rrjedhë janë punët finale pas instalimit të pajisjeve për kontroll dhe menaxhim me teleferikun. Ky teleferik do të vihet në funksion plotësisht.

Bileta sezonale është 9.500 denarë, ndërkaq ajo ditore 900. Për gjysmë dite, gjegjësisht prej orës 12:00 deri në orën 15:00 kushton 600 denarë. Bileti për skijim gjatë natës vlen prej 19:00 deri në orën 22:00 dhe kushton 500 denarë. Për të gjithë biletat paguhet depozitë kthyese me lartësi prej 150 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button