Studentët do të rikthehen nga pushimet, të hënën protestë para kryeministrisë

Ndryshe nga protesta e dhjetorit 2018, studentët tashmë përballen me një tjetër ministre. Lindita Nikolla nuk drejton më Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pasi u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, së bashku me disa ministra të tjerë me 5 vite në detyrë.

Një rifreskim i kabinetit qeveritar, që për kreun e qeverisë, erdhi si reflektim edhe i protestës studentore me kërkesat e tyre ndaj qeverisë për ulje të tarifave, përmirësim të kushteve të studimit dhe cilësisë së arsimit të lartë.

Këtë janar, më datë 7, të rikthyer pas pushimeve të fundvitit, studentët gjejnë në krye të ministrisë një drejtuese të re. Besa Shahini, e cila më herët mbante postin e zëvendësministres së Arsimit. Por po ashtu, ka ndryshuar disi edhe situate nga nisja e protestës së tyre të parë, pasi kreu i qeverisë po konkludon një pakt për Universitetin, që ka nisur me ndryshimet e para rrënjësore në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, por që sërish nuk konkretizon 100 % kërkesat e studentëve.

Në orën 10:00 studentët do të jenë para kryeministrisë, në atë që është vlerësuar si dhjetori i dytë, për shkak të përmasave të mëdha që mori një protestë në vendin tonë, pa ngjyrime politike.

Express mëson se studentët janë mbledhur nëpër fakultetet e tyre gjatë kësaj periudhe duke përcaktuar pikat kyçe të protestës, siç është moslëkundja nga kërkesat e tyre dhe refuzimi për tu ulur në negociata me kreun e qeverisë. Po ashtu është diskutuar edhe për bojkotin e mësimit, dhe se si do të shmangen penalitetet për studentët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button