Merkel do ta vizitojë Athinën, do të bisedojë për Marrëveshjen e Prespës me Ciprasin, Pavllopullosin dhe Micotakisin

Kancelarja gjermane, Angeli Merkel të enjten dhe të premten (10 dhe 11 janar) do të udhëtojë për vizitë në Athinë, ku do të takohet me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, presidentin Prokopis Pavllopullos dhe liderin opozitar, Kirjakos Micotakis, njofton Portalb.mk.

Sipas mediave greke, njëra nga temat e këtyre takimeve do të jetë edhe Marrëveshja e Prespës, por atë as nuk e konfirmojnë as nuk e demantojnë nga Berlini zyrtar, prej ku theksojnë se në agjendë do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet evropiane dhe ndërkombëtare.

“Nuk mundem që prej tani të them nëse kancelarja do të bisedojë për këtë çështje në Athinë, por mund të them se që nga fillimi Qeveria e Gjermanisë e ka përshëndetur marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe vazhdon të shpresojë se ky kontest dekadësh mund të zgjidhet”, deklaroi zëvendës/zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Martina Fic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button