Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, raportohet për viktima (Video +18)

Në një klub boulingu në Torrance, 30 kilometra larg Los Anxhelosit, në SHBA ka ndodhur një sulm me armë zjarri, ku dyshohet se ka viktima, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale kanë raportuar se të shtënat ndodhën në Gable House Bowl, ku dyshohet se nga ky sulm ka mbetur një numër i viktimave.

Ende nuk dihet motivi i sulmit dhe kush mund të jetë sulmuesi.

Policia lokale ka njoftuar për sulmin me armë zjarri dhe se ka disa viktima.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Luten qytetarët të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes”, ka njoftuar policia përmes një postimi në Twitter, njofton Telegrafi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet një person i shtrirë në dyshemen e mbuluar me gjak dhe një polic që po bën përpjekje ta ndihmojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button