Presidenti Ilir Meta e dekretoi shkarkimin e ministrave

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministrave, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri. njofton Top Channel.

Presidenca ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, zv/kryeministres Senada Mesi.

Ndërkohë burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri. Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar, burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button