Programi kompjuterik do t’ua kthejë TVSH-në kompanive në mënyrë jo-selektive

Sektori i TI i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) ka zhvilluar softuer kompjuterik, i cili automatikisht do të bëjë kthimin e TVSH-së kompanive dhe barazimin e taksave të tepërta për të gjithë taksapaguesit, njoftoi drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, e cila së bashku me ministrin e financave Dragan Tevdovski e vizitoi Drejtorinë Rajonale të DAP në Shkup, njofton Portalb.mk.

Sipas ministrit Tevdovski, me sistemin e ri do të bëhet rimbursim jo-selektiv i TVSH-së.

“Përmes zhvillimit të modulit për barazim automatik u vendos sistem për rimbursim jo-selektiv dhe  automatik të taksave te tatimpaguesit. Shembull për këtë është rimbursimi i TVSH-së për ndërmarrjet  në vitin 2018, që ishte i shpejtë dhe jo-selektiv. Vitin e kaluar, kthimi realizuar e TVSH-së është 23.1 miliardë denarë e cila është 19.3 për qind më i lartë se në vitin 2017”, tha ministri i financave Tevdovski.

Sipas Lukarevska, për funksionim më të mirë dhe për të dhënë shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset, DAP po shkon drejt automatizimit të proceseve, në çka përfshihet edhe platforma e-tatim personal fletëparaqitja e tatimit e para-plotësuar.

“Me kënaqësi mund të them se ne tashmë kemi 100 për qind sukses të  reformës të e-tatimit personal, sistem në të cilën janë regjistruar 656.000 qytetarë, ndërsa ende po regjistrohen edhe persona fizikë të cilët nuk janë regjistruar deri në periudhën e caktuar. Realizimi i suksesshëm është në sajë të të gjithë qytetarëve që i dhanë mundësi kësaj reforme dhe bashkëpunojnë me Drejtorinë e të ardhurave publike. Nga 1 janari tashmë ka filluar përgatitja e fletëparaqitjes së para-plotësuar të tatimit, e cila do t’iu dërgohet të gjithë personave fizikë, të regjistruar në e-pdd dhe do të presim konfirmim ose korrigjim, me çka besoj plotësisht do rrumbullakojmë një proces të suksesshëm”, tha drejtoresha e DAP Llukarevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button