Protestë e lëvizjes “Vaksinizëm”: Do t’i lëmë fëmijët të shkojnë në çerdhe, edhe nëse nuk na jepni leje

Lëvizja e re e cila është kundër ndalesës së autoriteteve që fëmijët t’i lëshojnë në çerdhe pa vaksina për fruth “Vaksinizëm” ka protestuar mbrëmë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Prindërit thonë se nuk do t’i frikësojnë as dënimet e paralajmëruara në të holla dhe se të njëjtit do t’i lënë fëmijët në çerdhe edhe pa leje, njofton Portalb.mk.

“Është kohë kur sundojnë standardet më të ulëta morale dhe etike dhe asgjë nuk kanë të shenjtë. Ky pushtet ka guxuar që t’i ndalojë të drejtat më të shenjta të njeriut dhe shkon kundër instinktit prindëror që ta mbrojë popullin e vet. Për shtatë raste të fruthit, fushata është bërë që të frikësohet popullata dhe njëkohësisht ata të realizojnë tender prej 11 milionë eurove. Ekipi jonë juridik përgatit ankesë deri te Avokati i Popullit për diskriminim në bazë të statusit shëndetësor dhe padi kolektive për këtë procedurë, me të cilën do të kërkohet dëm material për keqtrajtim shpirtëror. Prindërit masivisht do të vazhdojnë t’i lënë fëmijët në çerdhe, me dhe pa leje”, thotë Darko Georgiev nga shoqata “Çdokush ka të drejtë të lirë për vaksinim”.

Ndryshe, vaksinimi i fëmijëve ka filluar   pasi është shpallur epidemia e fruthit në Shkup dhe është dhënë urdhër që të mos pranohen fëmijë të pa vaksinuar në çerdhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button