Pasi të pranojë vaksinën MRP, fëmija mund të shkojë në kopsht, por më mirë 10 ditë të qëndrojë në shtëpi

Pas disa ditë më parë hyri në fuqi ndalesa e përkohshëm në pranim, në kopsht, të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP (për fruth, rubeolë dhe parotitis), shumë prindër në rrjetet sociale bënin pyetje, nëse pas vaksinimit mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht, ose duhet të kalojnë një periudhë të caktuar në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse nuk janë mjekë të cilët pohojnë se pas vaksinimit fëmija duhet të qëndrojnë në shtëpi disa ditë, ndërkohë, në kopshte pranohen të gjithë fëmijët të cilët janë vaksinuar atë ditë ose një ditë më parë.

Pediatër Vesna Stojanova – Atanasovska për “Meta“, thotë se pas pranimit të vaksinës MRP fëmija vaksinë duhet të qëndrojë në shtëpi afër dhjetë ditë.

“Pasi fëmija të pranojë vaksinën MRP, duhet të qëndrojë në shtëpi afër dhjetë ditë dhe gjatë kësaj periudhe të rritë sasinë e vitaminave dhe ushqimeve të shëndetshme. Apeloj për vaksinim, ndër tjerash edhe nga përvoja ime personale. Besoj se fëmijët e pa vaksinuar nuk duhet të pranohen në kopshte sepse ata janë potencial për përhapje infeksion dhe sëmundje ngjitëse, që është rrezik serioz për të gjithë. I porosis prindërit të cilët lexojnë dhe dinë diçka më shumë, le ti venë në kandar efektet anësore nga njëra edhe nga tjetra (zgjidhje) e pastaj le të vendosin. Fëmijët e mi janë vaksinuar, fëmijët e miqve dhe të afërmve të mi janë vaksinuar, pacientët të cilët kanë besim në përvojën time të punës janë vaksinuar. Ne jemi të sigurt në këtë epidemi, bëhuni edhe ju”, porositë mjekja.

Prof. d-r. Alexandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për imunizim, thotë se vaksinat që janë duke u përdorur tani janë dhënë tashme dhjetë vite dhe efektet anësore janë përshkruar me saktësi nga prodhuesi, por edhe pediatri i këshillon prindërit se çka mund të pritet.

“Këto janë më së shpeshti gjendje febrile, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinës, rraskapitje dhe kjo është ajo që pritet. Megjithatë, rekomandimi i pediatërve është se nuk do të kishte problem nëse fëmija menjëherë pas vaksinimit shkon në kopsht”, tha Grozdanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button