E vërteta s`qe kurrë pa ty

Gota me verë e shkruar jashtë me fletë
në flurimin e pijes së rrushit shfaqesh ti
i puthim duart me njëri tjetrin përsëri
e pi dhe `i gllënjkë serum vetë i tretë

është verdhemë molla e kuqe në vetmi
ndërmjet lirisë së gjakut e kujtimit flet
e vetmja që nuk është e është ndërmjet
në shpirt ndërsa bie borë e zgjohen lot

e vërteta s` qe kurrë pa ty s`qe pa gjak
qafë rrjepur grimcon hënën gjel gollak
kënga i pik zë trashë e ngjirur në shi

tund verën e kuqe gjak e tund kujtimin
hijet ecin gjurmët të krijojnë zgjimin
unë marr flakë prej etjes e ik në magji.

Autor: Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button