fbpx

Gjokoviq u eliminua nga “Qatar Open”, në finale Agut – Berdych

Novak Gjokoviq ka pësuar humbjen e parë në sezonin e ri, duke u eliminuar kështu nga Qatar Open, raporton Reuters, njofton Koha.net.

Ai u mposht në gjysmëfinale në tre sete nga spanjolli Roberto Bautista Agut.

Në një ndeshje që zgjati dy orë e 35 minuta spanjolli shënoi fitore me rezultat prej 3-6 7-6(6) 6-4.

Në finale spanjolli do të përballet me Tomas Berdychin pas çeku në gjysmëfinalen tjetër e mposhti italianin Marco Cecchinato me rezultat prej 7-6(6) 6-3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button