Komplikohet rinovimi i Icardit, Wanda kërkon 9 milionë Euro në vit

Është një moment pushimesh, të paktën deri më datën 7 Janar, kur futbollistët t’i rikthehen stërvitjes, por drejtuesit e Interit nuk mund të jenë aspak të qetë, pasi kanë shumë çështje për të zgjidhur.

Ndonëse kanë deklaruar se në merkaton aktuale nuk do të përfshihen shumë, rinovimi me disa prej futbollistëve, veçanërisht me kapitenin Icardi, mbetet një angazhim kyç për Giuseppe Marottën dhe Piero Ausilion, njofton Supersport.al.

Drejtuesit zikaltër kanë planifikuar që tani një takim me Wanda narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit të Interit, me të cilën do të diskutojnë nga afër për kushtet e reja të kontratës.

Oferta e fundit e Interit për Mauron ka qenë 7 milionë euro në sezon dhe heqjen e klauzolës së prishjes së kontratës për shumën e 110 milionë Eurove, por Wanda ka refuzuar prerazi, duke kërkuar të paktën 9 milionë Euro dhe vetëm rritjen e klauzolës me 20 apo 30 milionë Euro.

Përveç diferencave ekonomike, mes palëve ka pasur edhe disa replika në distancë gjatë muajit Dhjetor, të cilat kanë prishur disi atmosferën e komunikimit, dhe tashmë as optimizmi i Marottës nuk duket plotësisht i mjaftueshëm.

Palët janë rreth 2 milionë euro larg, por më shqetësuese duket çështja e klauzolës, të cilën zikaltrit nuk e duan, por që Wanda dhe Mauro e kërkojnë me çdo kusht, qoftë edhe më të lartë se ajo aktualja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button