Kryeministri Zaev: Dua kandidat konsesual për president të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka deklaruar se dëshiron kandidat konsesual për president të Maqedonisë, me të gjithë partitë politike pjesë të shumicës parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Dua kandidat konsesual për president, prapa të cilit do të qëndrojmë të gjithë. BDI-ja nuk është partneri i vetëm në koalicion, ka më shumë. Besoj se do të gjejmë kandidat, i cili do të jetë i pranueshëm për shumicën e qytetarëve”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja ka shpallur thirrje për kandidat për president të Maqedonisë. Nga partia thonë se të gjithë ato kandidatë, të cilët i plotësojnë dispozitat ligjore dhe kushtet për kandidim dhe të cilët pajtohen dhe i përkrahin politikat e VMRO-DPMNE-së, duhet që të dorëzojnë letër individuale deri te selia e partisë më së voni deri më 31 janar.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se me 2 ose 3 shkurt të këtij viti do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen sipas të gjitha gjasave në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

Që zgjedhjet të jenë të suksesshme, duhet që të dilet në rrethin e dytë rreth 720 mijë votues, ose rreth 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën Zgjedhore.

Burimet kuvendore thonë se nëse nuk do të ketë cenzus, atëherë do të iniciojnë ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjedhet në Kuvend. Shumica parlamentare me tetë deputetët e pavarur nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka 80 vota, aq sa nevojiten për ndryshim të Kushtetutës.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale që janë mbajtur më 13 dhe 27 prill të vitit 2014, i ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.

Sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit bëhet 60 ditë para skadimit të mandatit.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm. Në rast të pushimit të mandatit të Presidentit të Republikës nga cilat do qoftë shkaqe, zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda afatit prej 40 ditësh nga dita e pushimit të mandatit”, thuhet në Nenin 81 të Kushtetutës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button