Veseli foli për rolin e Thaçit në dialog: S’ka shkëmbim territoresh

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli. Thotë se vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që Presidenti ka rolin e tij kushtetues, përcjell Koha.net.

Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.

I pari i Kuvendit, ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Duhet me iu bashku Kosova Kosovës. Do të thotë t’i lëmë pjesën e korrigjimit e këto… Ne nuk pretendojmë të marrim ndonjë pjesë të territorit, e s’do t’i japim asnjë pjesë të territorit. Por, se do të interesohemi për shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës, dhe se jemi të gatshëm të marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nëse Serbia i abuzon dhe mendon se është më mirë me qenë me Kosovën, kjo po. Dhe, s’ka çka i dhemb askujt në këtë aspekt. Kosova, këtë territor që e ka, hajdeni të shkojmë ta mbrojmë së bashku me partnerët tanë, ta fitojmë ulësen në OKB”, thotë ai.

Ai shprehet i bindur se është e pashmangshme njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Është e pashmangshme ta njohë Kosovën Republika e Serbisë. Shumëkush pyet se çka fiton Serbia kur ne s’po i japim asgjë. Por ajo është gajle të cilën ne nuk duhet ta marrim. çka fiton Kosova, çka po fiton populli im, kjo është ajo pse shkojmë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai.

Për rolin e presidentit në dialogun me Serbinë, Veseli duke aluduar në të, shprehet se ky i fundit do të ketë gjithmonë rolin e vet kushtetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button