Trump “nuk zmbrapset” nga propozimi i tij për murin

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të zmbrapset nga propozimi i tij për ndërtimim e murit në kufi me Meksikën, edhe pse një gjë e tillë çoi në mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane, transmeton REL. 

Trump refuzon të nënshkruajë buxhetin që nuk përfshin fonde për murin, ndërsa demokratët janë kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët, ka miratuar një ligj për rihapjen e qeverisë, por Senati, me shumicë republikane, e ka refuzuar atë.

Rreth 800,000 punonjës federalë kanë mbetur pa paga qysh më 22 dhjetor.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit nga të dyja partitë i vazhduan negociatat me Trumpin të premten.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka thënë se ata nuk do të mbështesin masa që nuk i mbështet presidenti Trump.

Gazeta Washington Post raportoi të premten se, pavarësisht mbylljes së pjesshme të qeverisë, sekretarët e kabinetit të presidentit, kryeadministratorët dhe nënpresidenti Mike Pence pritet të kenë rritje vjetore të pagës për 10,000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button