fbpx

Horoskopi i parfumeve, një aromë për çdo shenjë

Aroma të ëmbla, të freskëta, ekzotike, parfumet pasqyrojnë çdo shije dhe personalitet. Parfumet dhe horoskopi në fakt kanë një lidhje speciale mes tyre, pasi një aromë e caktuar përshtatet me energjinë, vitalitetin dhe personalitetin e çdo shenje, shkruan Bordo.al. Kureshtar për të gjetur se cila është aroma juaj e duhur?

Dashi: Acqua Di Parma Mandorlo Di Sicilia

Femra dash është e dashuruar pas aromës së bajames siciliane. Është një aromë jashtëzakonisht e ëmbël, por jo shumë e butë perfekte për të shtuar romanticitetin.

Demi: Aqua Allegoria Bergamote Calabria Guerlain

Një aromë këmbëngulëse, e gjallë dhe e lirë e agrumeve është ideal për personalitetin e demit.

Binjakët: Aura Mugler

Një aromë orientale që përzihet me freski dhe sensualitet që i bën femrat binjake të humbasin kokën pas saj.

Gaforrja: Chloe

Këto femra preferojnë klasiken dhe tradicionale dhe Chloe është një nga parfumet më elegante me aromë lulesh.

Luani: Eisenberg Paris Rouge & Noir

Një aromë perfekte ku kombinohen plot shije aromat e agrumeve dhe ato orientale.

Virgjëresha: Escentric Molecules 01

Kjo është një aromë unisex që ka aftësinë për të reaguar ndryshe bazuar në PH të lëkurës së secilit prej personave. Kjo është ideale për femrën virgjëreshë, e cila është e etur për të qenë unike.

Peshorja: Sakura Cherry Blossom nga Jo Malone

Kjo aromë është e frymëzuar nga lulet e qershisë në kopshtet japoneze.


Akrepi: Patchouli n’roses

Një fryme delikate dhe romantike e trëndafilave që do të lehtësojë paska personalitetin e trazuar të femrave akrep.

Shigjetari: Rosa Excelsa nga Dolce & Gabbana

Femra shigjetar dëshiron të lënë mënjanë natyrën e saj të çuditshme dhe rebele për të treguar anën e saj më romantike dhe femërore. Parfumi Rosa Excelsa nga Dolce & Gabbana ka ëmbëlsinë e mjaftueshme për të qenë perfekte për to.

Bricjapi: Noir de Noir nga Tom Ford

Një aromë drurësh,myshku, depërtuese për një grua të fortë, këmbëngulëse dhe të vendosur si ajo e bricjapit.

Ujori: Rosa Verde nga Valentino

Një aromë me lule të larmishme dhe një prekje të lehtë arome xhenxhefil e bën ideale për femrat e shenjës së ujorit.

Peshqit: Flowerbomb nga Viktor & Rolf

Një shpërthim arome lulesh për gruan e lindur nën këtë shenjë zodiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button