Fiton Spanja e Italia, ndalet Anglia

Kanë vazhduar edhe këtë të martë ndeshjet eliminatore për Botërorin, “Brazil 2014”. Ashtu sic pritej disa prej ekipeve me traditë në Europë kanë kaluar me sukses edhe ndeshjet e dyta, ndërsa Anglia është ndalur në shtëpi nga Ukraina.

Spanja, kampione e Botës dhe Europës, filloi fushatën e saj eliminatore ndaj Gjeorgjisë në transfertë, ku fitoi jo me pak ështirësi. Spanjollët gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të me anë të Soldados.

Ukraina ka vënë në vëshirësi “Tre luanët” anglezë të cilët nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë në fushën e tyre edhe atë në minutën e 87-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Lampard. Kishte shënuar më parë Konoplyanka për miqtë në të 38-ën.  

Italia fitoi pa shkëlqim ndaj Maltës 2-0 me gola të Destros dhe Pelusos. Gjermania fiton ngushtë ndaj fqinjëve austriakë 1-2, me gola të Reus dhe Ozil me penallti.

Hollanda ka vazhduar rezultatet pozitive kur ka mundur Hungarinë në Budapest 4-1 me dy gola të Lens, Martins Indi dhe Huntelaar. Edhe Franca nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e dytë kur ka mundur Bjellorusinë me rezultatin 3-1.     

Lajme të ngjashme

Back to top button