Ahmetaj: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Ekonomia e Shqipërisë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2018 është rritur 4.45 për qind dhe është rritja më e lartë ekonomike në rajon, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat për zhvillimet kryesore ekonomike gjatë vitit 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, ministri Ametaj theksoi se ekonomia e Shqipërisë në 5 vitet e fundit ka shënuar vetëm rritje.

“Në 9 mujorin e vitit 2018 rritja ekonomike e Shqipërisë është 4.35 për qind dhe tre mujori i tretë i vitit 2018 është 4.45 për qind që është më e larta në rajon”, tha Ahmetaj.

Duke u ndalur tek rritja e punësimit, ai nënvizoi se në tre vitet e fundit punësimi është rritur me 10.7 për qind, ndërsa shtoi se numri i papunësisë është në shifrat më të ulëta historike, 12.2 për qind.

Përsa i përket të punësuarve në sektorin jo bujqësor, Ahmetaj tha: “Janë 684 mijë e 614 të punësuar në sektorin jo bujqësor dhe janë 262 mijë në total të punësuar të rinj. 31.750 më shumë të punësuar që nga muaji shtator i vitit 2017. Konsumi i përditshëm i popullsisë ka ardhur duke u rritur dhe është më i larti statistikisht që nga viti 2010”, deklaroi Ahmetaj.

Lidhur me investimet e huaja, ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë deklaroi se investimet janë rritur. “Nëntëmujori i vitit 2018 është 757 milionë euro dhe ky vit do të shënojë rekord dhe do të kapë 1 miliard euro investime të huaja”, u shpreh ai.

“2017 pati rritje më të madhe të pagave 100 milionë dollarë dhe kemi një sërë uljesh të ngarkesave fiskale. 2018 ka qenë vit i vështirë dhe i suksesshëm”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, kontributin kryesor në rritjen ekonomike në vend e kanë dhënë sektorët si industria, energjia, tregtia, transporti, bujqësia dhe sektorë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button