Sulme kibernetike ndaj politikanëve në Gjermani

Ndaj kompjuterëve të qindra politikanëve në Gjermani, përfshirë presidentin Frank Walter Steinmeier dhe kancelaren Angela Merkel, janë kryer sulme kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Institucionit të Radios dhe Televizionit të Brandenburgut në Berlin, RBB, thuhet se me sulmet e kryera ndaj të dhënave personale nga burime të papërcaktuara janë marrë të dhëna të kartelave kreditore dhe informacione nga komunikimi dhe bisedat private.

Nga sulmet thuhet se janë prekur partia e Unionit Kristian Demokratik (CDU), partia e Unionit Kristian Social (CSU), të Gjelbërtit, Partia Demokratike e Lirë (FDP) dhe Partia e Majtë, ndërsa nuk është prekur partia Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Ndër të tjera është njoftuar se numrat e telefonit, informacionet e kartelave kreditore dhe të kontaktit të deputetëve dhe politikanëve të tjerë që janë përballur me sulmin janë ekspozuar përmes mediave sociale.

Sipas informacioneve të tjera në median gjermane parashikohet se janë vjedhur të dhënat e 405 personave nga CDU dhe CSU, 294 personave nga SPD, 105 nga të Gjelbërtit, 82 nga Partia e Majtë dhe 28 nga FDP.

Gjithashtu thuhet se në mesin e atyre që kanë pësuar në sulmet kibernetike janë edhe shumë gazetarë, këngëtarë dhe artistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button