Muaremi: Në vitin 2018 janë dorëzuar 74 padi penale për dëm prej 3 miliardë denarëve

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi sot ka realizuar takim pune me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, njofton Portalb.mk.

Drejtori Muaremi ka informuar se në vitin 2018 kanë dorëzuar gjithsej 74 padi penale për vepra me të cilat është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 3 miliardë denarë. Kjo është shumë më e madhe se sa në vitin 2016 kur janë dorëzuar 41 padi penale, me çka është bërë dëm 293 milionë denarë.

Në takimin e punës është diskutuar për rezultatet e arritura të Policisë Financiare gjatë vitit 2018 dhe aktiviteteve që do të vijojnë në vitin 2019.

“Lufta kundër krimit financiar ndjeshëm është përmirësuar”, vlerësoi Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button