Bekteshi: Kërçova me kapacitet të ri energjetik

“Energjetika dekadave të fundit është veçuar si një nga veprimtaritë më të rëndësishme dhe sot ajo paraqitet si kërkesë themelore universale për zhvillimin ekonomik të një vendi apo rajoni prandaj si ministër përgjegjës për energjetikë duke pasur në rend të parë qytetarin dhe furnizimin e tij të sigurt dhe afatgjatë me energji me përkushtimin më të madh po punojmë që gradualisht të plotësojmë dhe lehtësojmë kërkesat e tyre”, kështu tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij përshëndetës me rastin e pjesëmarrjes së tij në ceremoninë solemne me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për kredi mes BERZH-it dhe SH.A.ELEM për ndërtimin e centralit fotovoltaik Oslomej me një kapacitet të instaluar prej 10 MW me gjenerim të planifikuar vjetor të energjisë elektrike prej 14.6 GWh.

Në këtë drejtim, duke dashur që të sigurojmë nevojat për energji elektrike, Republika e Maqedonisë ka ndërmarrë aktivitete intensive për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorin energjetikë, veçanërisht në pjesën për prodhimin e energjisë elektrike shtoi Bekteshi duke theksuar se aktet e këtilla do rrisin kapacitetet energjetike dhe fuqinë punëtore në këtë pjesë.

Bekteshi shtoi se implementimi i projektit Centrali Fotovoltaik Osllomej do të rrisë pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në RM , e cila do të kontribuojë në përmbushjen e angazhimeve strategjike të vendit në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Në ish depozitat e qymyrit në REK Oslomej me një afat prej një viti do të ndërtohet centrali fotovoltaik prej 10 megavatësh dhe do dë angazhohet fuqi punëtore e kualifikuar. Investimi arrin në shtatë milionë euro, nga të cilat 5.9 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe fondet tjera do të sigurohen nga vet ELEM-i.

Prodhimi total vjetor i këtij centrali të ri fotovoltaik është rreth 15 orë gigavat, i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat vjetore të rreth 2000 familjeve. Projekti është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i vlerave të energjisë, por edhe nga aspektet sociale dhe mjedisore duke ndihmuar rajonin e Kërçovës në përmirësimin e ambientit jetësorë dhe investimet e mëtutjeshme energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button