Për të parët: OK, ndërsa për të dytët: “MALO MORGEN”!. 

Parimi: “Fol me gojë por mos prek me dorë” nuk d.m.th se mund të flasësh çka të duash, sepse kjo liri e shprehjes se mendimit kufizohet me veprat si: “shpifje” “nxitja, porositja, dhe bashkëpunimi në kryerjen e kriminalitetit të organizuar (edhe politik!)”, pastaj edhe veprat penale “nxitja e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare”, nxitja për kryengritje ndaj shtetit dhe sulme ndaj institucioneve të tij, etj.

Kjo e fundit nuk është aspak e amnestueshme, sepse krijon precedent të rrezikshëm për të tjerët që vijnë pas, ta përsërisin të njëjtën vepër (=paramendoni sikur sulmuesit e institucioneve të ishin shqiptarët!). Me këtë bie poshtë efekti parandalues i ligjit dhe kjo nuk i ngjan fare një shteti juridik dhe sundimit të ligjit.

S’ka asnjë arsyetim për këtë, dhe ata që e bëjnë këtë s’janë hiq më pak se bashkëpunëtorë të tyre, sepse ata ndihmojnë me ose pa dashje në rrënimin i institucioneve të drejtësisë në vend, dhe me këtë e shkelin edhe parimin e ndarjes së tre pushteteve…!

Autokraci, kaos dhe anarki, vetëm e vetëm për të kaluar një ligj. Më mirë të kishim/n shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, se sa të krijohet raport i ri i forcave me anë të blerjes së votave të deputetëve (maqedonas), nëpërmjet të faljes së veprave penale….!

Për votat e deputetëve shqiptarë asnjë lëshim dhe sakrificë, as edhe një amendament apo fjali e vogël të shtohet, as edhe një pjesë e fjalisë..?!

Të parët kërkojnë të shpëtojnë nga ndëshkimi i ligjit për fajin e tyre. Të dytët, me asgjë nuk e kanë shkelur ligjin, por kanë fajin që vetëm kërkojnë të drejtat e tyre elementare nacionale.
Për të parët: OK, ndërsa për të dytët: “MALO MORGEN!.

Quo vadis Macedonia?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button