Ronaldo është shpallur futbollisti i vitit në “Globe Soccer Awards”

 Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në botë i cili luan tek Juventusi ka fituar çmimin lojtari më i mirë në vitin 2018 në “Globe Soccer Awards”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti portugez në ceremoninë e çmimeve të zhvilluar në Dubai ka kaluar Antoine Griezmann që luan tek Atletico Madrid dhe lojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, dhe ka marrë për herë të tretë çmimin në kategorinë lojtari më i mirë.

Ronaldo i cili ka marrë edhe çmimin në kategorinë “përzgjedhja e tifozëve” në një fjalim pas ceremonisë ka thënë: “Unë nuk mund të hyja në Vitin e Ri më mirë se kjo. Unë do të doja t’i falënderoj të gjithë për interesin e lartë të treguar dhe çmimeve”.

Ndërkohë Didier Deschamps, trajneri i Francës ka fituar çmimin trajneri i vitit, ndërsa çmimin e karrierës e ka marrë futbollisti legjendar brazilian Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button