Spasovski: Arratisja e Gruevskit është lëndë komplekse

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se Ministria e ka kryer punën e saj në hetimin për arratisjen e të dënuarit ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe se të gjithë materialet e marra dhe provat janë dorëzuar në Prokurori, njofton Portalb.mk.

Spasovski pret që Prokuroria së shpejti të informata më të hollësishme për atë që e ka zbuluar hetimi.

“Si MPB ne jemi institucion i cili është në ndihmë të Prokurorisë Publike dhe e cila i zbaton të gjitha urdhrat për të gjitha lëndët, ashtu sikur edhe për këtë lëndë. Janë përfshirë shumë persona dhe janë siguruar prova materiale të cilat janë dorëzuar në Prokurorinë Publike. Po analizohen gjendjet. Kjo është lëndë komplekse, nuk është lëndë që thjeshtë do t’i detektojë të gjitha arsyet. Nuk vlerësoj se kompleksi është politik, kompleksi është vetë rasti në vete, duhet që të zbulohen motivet dhe ndihmuesit. Për atë që t’i shohim të gjitha relacionet, kështu që duhet të zbulohen motivet dhe ndihmuesit. Për atë t’i shohim të gjitha relacionet, dhe të vendos gjykata në bazë të të gjitha argumenteve”, tha Spasovski.

Ai shtoi se nëse konstatohet se dikush ka përgjegjësi, do të ketë procedura dhe se nuk do të ketë amnisti.

Ndryshe, nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që Prokuroria ka konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë.

Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë kaluar kufirin.

Incizimet nga kamerat e sigurisë nga zyrtarët kufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë siguruar, ndërkaq prej tyre Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion mund të duket vetëm se si ka lëvizur vetura diplomatike me të cilën nga Shqipëria Gruevski ka kaluar në Mal të Zi dhe Serbi, deri në Hungari.

Në lidhje me atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi që pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), është çështje e këtij shtetit të BE-së. Ministria e Drejtësisë së Hungarisë ende nuk është deklaruar në lidhje me kërkesën e Maqedonisë për ta kthyer mbrapa të dënuarin Gruevski, të cilit autoritetet e atjeshme i kanë dhënë azil.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button