Somalia: OKB të mos ndërhyjë në punët tona të brendshme

Një ditë pasi shpalli të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) person të padëshiruar, Somalia i bëri thirrje OKB-së që të mos ndërhyjë në çështjet e saj të brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“OKB dhe përfaqësuesit e saj kanë një detyrë, madje një detyrim, të respektojnë mandatin e tyre, të mos ndërhyjnë në punët tona të brendshme dhe t’u lejojnë somalezëve të kontrollojnë fatin e tyre”, tha ambasadori i Somalisë, Abukar Dahir Osman, gjatë adresimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Të martën, Qeveria e Somalisë dëboi përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Somalinë, Nicholas Haysom, duke e urdhëruar të largohet “me efekt të menjëhershëm” pasi e akuzuan atë për ndërhyrje në sovranitetin kombëtar.

Haysom kishte dërguar një letër të datuar nga 30 dhjetori te ministri i Brendshëm dhe Sigurisë së Somalisë duke shprehur shqetësimin për arrestimin e një ish-anëtari të grupit kryengritës Al-Shabaab më herët gjatë muajit dhjetor, si dhe për vdekjen e 15 civilëve dhe arrestimin e rreth 300 personave të përfshirë në demonstrata.

“Në Shtetin Jugperëndimor, akuzat për ndërhyrje të Qeverisë Federale në procesin zgjedhor dhe dhuna pas arrestimit të një kandidati, ish-nënkryetarit të grupit Al-Shabaab, nuk jep shenja të mira për proceset zgjedhore në rajone të tjera ose për zgjedhjet kombëtare të vitit 2020”, tha Haysom.

Ai theksoi se kjo situatë do të prekë edhe anëtarët e grupit Al-Shabaab në të ardhmen për zgjedhjen e politikës në vend të dhunës.

Një ish-zëdhënës i grupit Al-Shabaab, Mukhtar Robow, po ashtu i njohur si Abu Mansor, më 13 dhjetor u arrestua nga trupat somaleze dhe etiopiane në një operacion të përbashkët në qytetin Baidoa.

Robow kishte kërkuar të kandidonte për presidencën e Shtetit Jugperëndimor në zgjedhjet e planifikuara për më 5 dhjetor, por komisioni zgjedhor i vendit shtyu anketimet për të tretën herë në një përpjekje për të parandaluar atë që të qëndronte në zgjedhje.

Haysom, i emëruar në muajin shtator, u shpall person i padëshiruar nga qeveria somaleze, pas marrjes në pyetje të ligjshmërisë së arrestimit të Robow-it në letër.

Në një deklaratë të së martës, Ministria e Punëve të Jashtme e Somalisë tha se vendimi u arrit “pasi diplomati më i lartë i OKB-së në Somali shkeli standardet e agjencisë dhe normat diplomatike ndërkombëtare duke ndërhyrë në sovranitetin kombëtar të Somalisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button