Viti i ri solli valë të re të punësimeve shtetërore

Në ditët e para të vitit 2019 ndërmarrjet publike, agjencitë dhe institucionet shtetëtore kanë shpallur vende të lira të punës për 120 persona, transmeton Portalb.mk.

Ndërtimtaria Publike për Rrugë Shtetërore ka publikuar shpallje për punësimin e 84 inkasantëve për pagesë në pikapagesa me rrogë prej 19.760 denarë. Në një shpallje tjetër për punësim për 16 persona, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore  kërkon kandidat për këshilltarë dhe referentë.

Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike publikoi shpallje për punësimin e 11 personave për kohë të përcaktuar deri në fund të vitit. Kërkohen kandidat për referent, referent më të rinj, bashkëpunëtor të rinj dhe punëtorë tjerë në më shumë lokacione në Maqedoni.

Është publikuar shpallje për punësimin e 4 shërbyesve shtetëror në Agjencinë për Përkrahje Financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural ku kërkohen këshilltarë dhe bashkëpunëtorë më të rinj.

Në shpalljen për punësimin e 3 personave në Agjencinë për Barna dhe Mjete Medicinale kërkohen kandidatë për inspektorë dhe bashkëpunëtorë të rinj.

Agjencia e Administratës publikoi shpallje për punësimin e 8 personave në burgun e Idrizovës ku kërkohen bashkëpunëtorë të rinj, bashkëpunëtorë të lartë dhe referent. Rrogat në varësi të vendit të punës lëvizin nga 15.689 deri 23.257 denarë.

Fluksi i tillë i shpalljeve nga institucionet buxhetore është vetëm vazhdim i tenderit nga dhjetori i vitit të kaluar, kur “Meta” shkruante se në prag të festave të fundvitit, pothuajse nuk kishte ditë ku nuk është publikuar shpallje për punësim në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button