Ukrainë, dy studente turke janë gjetur të vdekura në apartament

 Dy studente shtetase të Turqisë, të moshës 20 dhe 22 vjeç, u gjetën të vdekura në apartament në qytetin Harkiv në verilindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë në Harkiv, Olga Grabar konfirmoi se një djalë 19-vjeçar dje në ora 09:30 ka lajmëruar policinë duke i thënë se shoqet e tij të fakultetit që nga 31 dhjetori nuk i paraqiten në telefon, ka raportuar agjencia e lajmeve Ukrinform.

Grabar tha se policia më pas shkoi në apartamentin me qira në rrugën “Valentinska”, ku jetonin studentet. Policia i gjeti në apartament pa shenja jete.

Pasi dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, janë ngritur hetime rreth rastit. Policia nuk dha informacione për identitetin e vajzave.

Mediat ukrainase raportojnë se këto ishin studente, me shtetësi turke, të cilat në Harkiv studionin mjekësinë dhe se janë vrarë në mënyrë brutale në apartamentin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button