Grabitjet në rritje, alarmohet MPB e Kosovës: Armatosen rojet e bankave, policia pajiset me pushkë të gjata

Numri i grabitjeve në Kosovës ka shënuar rritje të mëdha, madje nga këto plaçkitje ka pasur edhe viktima, por Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që tani e tutje punëtorët që i ruajnë bankat tani të pajisen me armë, kurse për patrullat policore të pajisen me armë të gjata.

Lajmin për këtë e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ku ka shpjeguar se tani MPB dhe Policia kanë bërë një plan operativ ku po synohet që të ndalet kjo dukuri negative që po ndodhë në Kosovë.

“Unë si ministër kam iniciuar edhe mënyrën e licencimit të kompanive të sigurimit që bahet nga ne që personat që punojnë aty të kenë licencë dhe të jenë të trajnuar mos të ketë punëtorë aty me nga 150, por edhe ta ndryshojnë rregulloren që ata t’i armatosmi…Ne kemi bërë edhe planin operativ duke u mos përzier në planin e policisë, por këna marrë masa që patrullat policore të bartin edhe armë të gjata sepse është shqetësuese që bandat po përdorin edhe bomba”, tha Mustafa.

Kujtojmë se ngjarja e fundit në Istog ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, ka alarmuar të gjitha Institucionet e Kosovës dhe qytetarët për kujdes të veçantë gjatë këtyre ditëve pas numri i grabitjeve ka shënuar rritje, transmeton Gazeta Metro.

Ndihmë për kapjen e grabitësve MPB dhe Policia ka kërkuar edhe nga Agjencinë Inteligjencës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button