“Alo” serbe nga miza bën bull duke shpërndarë urrejtje kundrejt maqedonasve dhe shqiptarëve

Me shkrimin “Shqiptarët, Maqedonasit dhe fajtori Oriq duan kokën e Vuçiqit” të publikuar më 29 dhjetorë të vitit që lamë pas, tabloidi “Alo”, i njohur si një nga përkrahësit më të zëshëm të kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, ka fajësuar shqiptarët e Ballkanit dhe maqedonasit që me çdo kusht duan të shembin reputacionin e Vuçiqit, duke i thënë atij si porositës i  vrasjeve me pagesë, shkuan Meta.mk.

Duke shkruar për pretendimet e Naser Oriq, ish komandantin e njësive të ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës në Srebrenicë gjatë luftës në këtë shtet që Vuçiq ka dashur ta vrasë, “Alo” vërteton se me detaje për bisedën duke thënë “ ju bëjmë me dije që Maqedonasit, Shqiptarët dhe shërbimet sekrete në këto vende, si dhe struktura të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat Oriqin edhe më tej e cilësojnë si hero, kanë vetëm një qëllim dhe ai është që të vendosin Serbinë në një çosh dhe të shembin qeverinë”.

Por, sipas asaj që citohet në një pjesë të këtij teksti, bëhet fjalë për një spiun maqedonas i cili i ka shpërndarë informacionin Oriqit që Vuçiq dhe shefi i sigurisë serbe, në një zyrë kanë biseduar për likuidimin e tij, gjithashtu “Alo” transmeton që Oriqit i ka treguar edhe “një shqiptar me shumë ndikim” i cili ka qenë në Hagë për shkak të krimeve ndaj serbëve.

Një spiun maqedonas dhe një shqiptar, janë të kyçur në rastin dhe këta dy popuj dhe struktura të tjera duan të rrënojnë Vuçiqin dhe të punojnë kundër Serbisë, thuhet në shkrimin.

Këto shkrime të “Alo” ngjajnë si tentim për shpërndarje të urrejtjes, pasi që dëshmitë nuk janë të plota dhe nuk janë të vërtetuara si të vërteta dhe të sakta.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button