11 policë kanë humbur jetën nga një sulm i talibanëve në Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 11 policë u vranë pasi militantët talebanë sulmuan dy pikat e kontrollit të sigurisë në veri të vendit, transmeton REL. 

Sulmet ndodhën në periferi të Pul-e Khumri, kryeqyteti i provincës Baghlan.

Guvernatori, Abdulhai Nemati, tha se dy pikat e kontrollit u shkatërruan nga përleshjet. Gjatë sulmit gjithashtu u plagosën dy policë, tha Safdar Mooseni, kreu i këshillit provincial.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit, ku po kryejnë një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul të mbështetur nga Perëndimi.

Sulmet ndodhën mes raportimeve të një tërheqjeje të mundshme të 7 mijë trupave të SHBA-së në Afganistan, të cilat që aktualisht po udhëheqin një përpjekje të NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat vendase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button