Dukagjin Borova me “Everything is money”arrin edhe në Kore të Jugut

Suksesi i struganit Dukagjin Borova nuk ka të ndalur. Studenti në universitetin ESRA në Shkup në drejtimin e animimit është ftuar ta prezantojë filmin e tij të animuar “Everything is money” në festivalin e madh aziatik SESIFF 2012 i cili zgjat pesë ditë. 

Borova me këtë film përfaqëson shtetin e Maqedonisë. I shumë pëlqyer nga ekspertët filmik korean, ato shprehen se filmi ka përmbajtje domethënëse të lojërave që kanë bërë BOOM në fund të shekullit XX si ATARI, SEGA dhe Nintendo. Kështu që filmi i Borovës lidhet ngushtë me interesat e kompanive që ndërmorën iniciativën për të krijuar lojëra të tilla, gjegjësisht kompanive aziatike Koreane-Japoneze.

Borova suksesin e tij të parë me këtë film me metrazh të shkurtër e arriti në Maqedoni në Mobil Film Festival 2011-Shkup për të cilin u shpërblye me çmimin kryesor INOVATION FILM. 

Më pas ai udhëtoi në Amerikë, në San Diego në International Mobil Film Festival në të cilin u dekorua me çmimin “Best Animation” me këtë dhe u bë pjesë e tetë regjisorëve më të mirë në botë për filma me metrazh të shkurtër të këtij lloji.

Besojmë dhe shpresojë se ky film do të arrijë suksese edhe në kontinentin e Azisë, si që arriti në Evropë dhe Amerikë.  Shumë suksese Borovës! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button