Panovski: “PSP për urbanizëm” për krimet në ndërtimtari, për ndërhyrjen në gjelbërim dhe sistem

Për atë si ndodhi që Shkupi të mbetet pa gjelbërim, si “Shkupi 2014” e ndoti ajrin në Shkup, për ndërtesat e larta te “Holidej In” dhe për atë ku është dalja nga qorrsokaku urbanistik në të cilën u humbën dimensionet njerëzore të kryeqytetit të shtetit “Meta” bisedoi me Martin Panovski, kryetar i Asociacionit të arkitektëve të Maqedonisë (AAM). Shkupi si qytet sipas masës së banorëve të vet, sipas Panovskit, është i mundur nëse vendoset edhe dominon parimi i mbajtjes së përgjegjësisë për gabimet në sferën urbanistike, për planet katastrofale të këqija, për gjelbërimin që ekziston në letër, ndërkaq në realitet nuk është, por edhe nëse përgjegjësia për zhvillimin urbanistik kthehet nën kompetencë të Qytetit, transmeton Portalb.mk.

Urbanistët, me ndihmë të politikanëve ia dorëzuan Shkupin biznesmenëve. Këtë populli e quan “mafia ndërtimore”. Deri ku do të vazhdojë tendenca e  shkatërrimit të sipërfaqeve të gjelbra në llogari të ndërtimit të objekteve?

– Mafia urbane janë disa individë me emër dhe mbiemër dhe përgjegjësia mund të përcaktohet, nëse ka dëshirë, e jo faji për kriminalitetin të hidhet mbi të gjithë urbanistët. Duhet të përkufizohet çka donë të thotë “lokacion i zbrazët”. Në parcelën tek “Holidej In”, për shembull, gjithmonë ka qenë i paraparë objekt. Në  secilin qytet të madh në botë, të keni aq sipërfaqe tokësore, në zonën më qendrore të qytetit, të nxënë me parking është çmenduri. Unë nuk janë kundër ndërtimit të rrokaqiejve në atë lokacion, nëse respektohet obligimi ligjor për përfaqësim procentual të sipërfaqeve të gjelbra në projekt. Duhet të bëhet dallim ndërmjet, të themi qendrës dhe Aerodromit, ku qeveria e kaluar në vendin e sipërfaqeve të gjelbra ka futur objekte – dhe po, ajo është keq! Me “Shkupi 2014” janë futur objekte jo vetëm në vend të sipërfaqeve të gjelbra, por edhe në lum. Por duke u nisur nga këto të fundit, tani jemi duke shkuar në ekstrem tjetër dhe themi – asgjë nuk duhet të ndërtohet.

Ekspansioni aktual ndërtimor në Shkup arsyetohet me atë se me Planin e Përgjithshëm Urbanistik janë paraparë ndërtesa të mëdha, në vend të gjelbërimit… Ku është këtu dimensioni njerëzor në jetën urbane?

– Urbanizmi thotë çka mund të ndërtohet, nuk tregon çka do të ndërtohet, ashtu që nuk është problemi në Planin e Përgjithshëm Urbanistik (PPU), por në Planet e Detajuara Urbanistike (PDU), të miratuara prej qeverive paraprake, për shkak të të cilave tani edhe ekziston moratoriumi për ndërtim në komunën Qendër. Aktualisht në atë komunë nuk ekziston plan, që është e tmerrshme. Ne patëm punë me qeveri mafioze, por krimet në urbanizëm duhet t’i hetojë ndonjë PPS-je për urbanizëm, e jo të bllokohet veprimtaria e ndërtimtarisë, në tërë komunën, sipas parimit “nuk bëjmë asgjë, për të mos gabuar diçka”.

Është në rregull të mbrohen interesat e sektorit ndërtimor, por ku në planet mbrohet e drejta e qytetarëve për ajër të pastër?

– Hartuesit e planeve parashohin se duhet të ketë gjelbërim, përgjegjësia është tek investitorët privat dhe përfaqësuesit e komunave, të cilët i shohin dhe i miratojnë projektet madje edhe kur e shohin se s’ka gjelbërim, ose që është edhe më shpesh – gjelbërimi është në projekt, por nuk është në terren, ndërsa sërish objekti ka marrë leje! Problemi i Shkupit nuk është planifikimin për të qenë qytet i gjelbër, por çka nga ajo që është projektuar edhe është realizuar në terren. Me “Shkupi 2014” nuk është problemi që u ndërtua barok, problemi është që u rrënua sistemi.

Sa “Shkupi 2014” ka kontribuar që Shkupi të ndërpret zhvillimin si qytet me standarde evropiane dhe sipas masës së qytetarëve?

– “Shkupi 2014”, së pari bëri ndërhyrje në gjelbërimin ekzistues të qytetit. Nëse e krahasoni gjendje aktuale me atë nga viti 2000, do të shihni se në qendër të qytetit ka ndodhur shkatërrimi më i madh i gjelbërimit. Aty, në plan, gjelbërimi është zëvendësuar në tokë ndërtimore. Mirëpo, ajo që “Shkupi 2014” e bëri në planin e ndotjes së ajrit është më se e dukshme – ajo është motoja e pushtetit paraprak: “Gërmo dhe rretho, që populli të sheh se diçka po punon” dhe ajo mbetet ashtu me vite… Pluhur, kamionë që ndyjnë, mungesë e kulturës ndërtimore, kjo është ndotja, kjo është punë për inspektorët.

E çka të themi, me Aerodrom, ku në vend të objekteve të vogla të rrethuara me shumë gjelbërim tani ka vetëm masë të mureve të betonit, pa gjelbërim?

– Po, pikërisht “Shkupi 2014” e mundësoi këtë, kur shteti bëri ndërhyrje në planifikim, për shkak se deshën të ndërtojnë objekte në Vardar. Deshën, por nuk ia dolën, ta rrënojnë objektin e Operës, që është kryevepër arkitektonike dhe si e tillë u ka rënë në sy, nuk mundën t’ia ndryshojnë fasadën prandaj rreth tij tani ka objekte. “Shkupi 2014” e hapi kutinë e Pandorës dhe e vendosi parimin se “gjithçka mundet” dhe gjithçka do të jetë legale pasi t’i ndryshojmë ligjet. Pothuaj të gjitha objektet e “Shkupi 2014” janë objekte pa leje, e posaçërisht përmendoret. Nëse vendosni të ballafaqoheni me atë krim, paratë do të duhet t’i kthejnë të gjithë, përfshirë edhe realizuesit… Puna është e madhe, por nuk shoh se kjo Qeveri ka forcë të spastrojë me atë kriminal. Nëse nuk ka zgjidhje, storja do të vazhdojë.

Por edhe zgjidhjet e gabuara urbanistike kanë kontribuar për kaosin në qytet…

Problemi është se PPU miratohet në 10 vjet, por nuk ka mekanizëm për të korrigjuar gabimet që janë vërejtur, sepse 10 vjet është kohë e gjatë dhe në shekullin e 21 gjërat ndryshojnë shpejtë, kështu që mund të ndodhë, për shembull, një pjesë të tokës të ndahet për ndonjë industri që ndërkohë do të zhduket dhe ju s’keni çka të bëni me atë tokë, s’ka zhvillim, që për një qytet ka afekt shkatërrimtar.

Ose parashikon ekzistencën e industrisë që ndotë, siç është Hekurana në Gazi Babë …

– Hekurana duhet urgjentisht të zhvendoset. Problemi është se PPU është ligj në të cilin nuk mund të ndërhyhet derisa është në fuqi, siç thashë, ndërsa ai plan  parashikon që në atë vend të ketë industri e cila ndot…

A mundet tramvaji, të cilin po e paralajmëron Shilegov, të jetë zgjidhje për ndotjen nga trafiku?

– Absolutisht po. Kjo gjithashtu do të ndihmojë lirimin e korsesë së parë ekskluzivisht për transportin publik, diçka që funksionon në Sofje, Tiranë, Beograd, por aty s’ka as një kafene në rrugën Partizanska para së cilës mund të parkohen makina, e të mos humben patentat e shoferit për atë.

A ka zgjidhje të cilat do të ndihmonin që Shkupin të zhvillohej si qytet për qytetarët e vet?

– Mbi të gjitha është, parimi i përgjegjësisë. Askush nuk e ka humbur licencën dhe nuk ka marrë përgjegjësi për planet katastrofale të këqija për Shkupin 2014, ka arkitektë të cilët kanë filluar në vitin 2006 dhe kanë fituar përvojë në at sistem të punës, ndërsa nuk e dinë zanatin, inspekcione që nuk punojnë si duhet, zyrtarët komunalë, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë. E dyta është që ingerencat për urbanizmin dhe transportin duhet të kthehen nën kompetenca të qytetit edhe për shkak se ingerencat që aktualisht janë të ndarë me komunat e bllokojnë funksionimin normal të qytetit ose ka mbulim të planeve, dyfishim të projekteve që ndikojnë negativisht në zhvillimin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button