Zvërlevski ka dhënë dëshmi përpara Komisionit Disiplinor në Prokurori për “27 Prillin”

Ish kryeprokuror, Marko Zvërlevski, gjatë vitit të kaluar, duke mos precizuar se kur saktësisht, ka dhënë dëshmi përpara Komisionit Displinor në Prokurorinë Themelore Publike për Mosveprim të prokurorëve për të enjten e përgjakshme, gjegjësisht ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, mëson “Makfax”, transmeton Portalb.mk.

Ai, sipas burimit të mediumit, ka qenë i thirrur që ta deklarojë versionin e tij për mbledhjen që është mbajtur më 27 prill të vitit 2017, në të cilën kanë qenë të pranishëm tre prokurorë Zllatko Bikovski, Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski, të cilët janë në procedurë disiplinore që nga maji i vitit 2018.

Në natën e takimit është vendosur që të mos dalin prokurorët menjëherë për të bërë ekspertizë për shkak të sigurisë së tyre. Kolegiumi në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorë të lartë nuk është thirrur.

Sipas informatave të “Makfax”, deri më tani Komisioni Disiplinor ka dëgjuar dëshmitarë të cilët i kanë propozuar prokurorët e theksuar. Nëse do të ketë përgjegjësi disiplinore për veprim jo-përkatës gjatë veprimit të prokurorëve do të mundet të pritet gjatë këtij muaji.

Prokuroria për tre prokurorët ka ngritur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për “të enjten e përgjakshme”. Prokurorët merren në pyetje nëse ka përgjegjësi për moskryerjen e ekspertizave në vendin e ngjarjes, në po të njëjtën natë.

Ekspertizë është bërë ditën e ardhshme, të premten më 28 prill, gjegjësisht dy prokurorë, por me vonesë pasi që kur kanë shkuar prokurorët, atëherë kanë qenë të vjedhura hard-disqet e incizimeve nga kamerat e Kuvendit. Lënda në korrik të vitit 2017-të i është dorëzuar Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button