Danimarkë, arriti në 8 numri i të vdekurve në aksidentin e trenit

Policia daneze bëri të ditur se kanë gjetur dy trupa të tjerë të pajetë ndërsa me këtë numri i të vdekurve u rrit në 8, me çka ky aksident hekurudhor u bë më vdekjeprurësi në Danimarkë në 30 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se 3 gra dhe 5 burra kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së mërkurër ku 4 prej tyre janë identifikuar ndërkaq 16 të tjerë u plagosën.

Autoritetet janë duke hetuar nëse mbulesa për makina nga treni i mallrave që lëvizte në drejtim të kundërt me trenin e shpetësisë së lartë në urën që lidh ishujt danezë ka qenë shkaktare e aksidentit.

Policia të enjten njoftoi se trupat u gjetën vetëm pasi u larguan mbetjet e trenit nga vendi i aksidentit, pasi “dëmet ishin aq të mëdha saqë kanë pamundësuar shpëtimtarët të futen në pjesët e dëmtuara”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button