fbpx

Lajm pa interes publik, por me “pikanteri” koti, inçizime sekrete te PSP-ja

Burimi: KriThink

Për të qenë një lajm me vlerë, ka shumë parakushte. Të jetë me interes publik. Të jetë i vërtetë. Të jetë me të gjithë palët e përfshira. Të jetë i kompletuar me të gjithë elementet verifikuese. Në këtë rast, jo vetëm që mungojnë këto elemente, por edhe ka manipulim, që në titull.

.

Linku deri te artikulli: Paraqiten video-incizime sekrete të Fatime Fetait dhe prokurorëve tjerë në zyrë(Video)

Data e publikimit: 28.12.2018

Data e recensionit: 03.01.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Titujt bombastik gjithmonë zgjënjejnë, duan ta zbusin thatësinë e lajmit!

Për të tërhequr lexuesit që të klikojnë lajmin, titulli është bërë bombastik. Të shtyn të mendosh se do të zbulosh kushedi se çfarë sekreti, por kur hap tekstin, lëre që nuk ka asgjë me vlerë, por madje as videoja që paralajmërohet në titull, nuk ekziston.

“Incizimin mund ta përcillni në videon më poshtë:”, thotë autori, por në likun e dhënë më poshtë, nuk ekziston një video, por vetëm një “preview” apo foto nga video. Që mund të jetë marrë nga çfarëdo lloj videoje që filmuar shumë kohë më parë, që nuk ka lidhje me temën për të cilën shkruan autori.

Mos u besoni lajmeve që tentojnë ta bëjnë lajmin e vërtetë duke u thirrë në dikë “anonim”

Për të qenë mashtrimi edhe më i madh, autori shkruan se ky inçizim po qarkulloka në rrjetet sociale, por askund nuk ka dhënë referenca se ku është publikuar. Nuk e ka treguar asnjë pikë prej ku e ka marë videon. Dhe në fund, si për të amnistuar veten, shkruan se këtë qëndrim dhe video e ka marrë nga disa portale maqedonase, dhe gazetari vetëm e ka transmetuar. Por, prej kujt e ka transmetuar?

 “Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një videoincizim, i bërë në zyrat e PSP-së. Gjykuar nga mënyra si ëhstë realizuar, duket se bëhet fjalë për incizim sekret, shkruajnë disa portale maqedonase, transmeton Gazeta Lajm”

Në gazetari, kjo qasje është krim. Nuk lejohet aspak, që të manipulohet me trurin e lexuesit, duke i paralajmëruar diçka tjetër, e duke i servuar diçka tjetër. Fundja, edhe mediat e internetit, portalet, e kanë po atë përgjegjësi si mediat tradicionale, prandaj edhe për to, duhet të vlejnë  standardet e njejta.

Edhe ne gazetarët, biem shpesh pre e këtyre teksteve manipuluese. Edhe pse çdo ditë përsosim pak më shumë teknikën për të filtruar lajmet me vlerë dhe ato pa vlerë, manipuluese dhe të vërteta, prandaj është e qartë se për lexuesit  e rëndomte, kjo sfidë është edhe më e rëndë, por me një interesim të përkushtuar, mund të arrihet teknika.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button