Carovska dhe bashkëshorti i saj i hedhin poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së për fshehje të pasurisë dhe tenderë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ndërmarrja e bashkëshortit të saj të pakurorëzuar, i kanë hedhur poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së, për fshehje të pasurisë dhe për përfitime të tenderëve, njofton Portalb.mk.

“Pres konferenca e VMRO-DPMNE-së është manipulim me opinionin nëpërmjet interpretimit të ligjeve në mënyrë të gabuar. Ligji nuk i obligon funksionarët të dorëzojnë raport për gjendjen pronësore të partnerëve jo-formal të tyre, ashtu siç VMRO-DPMNE përpiqet që ta gënjejë opinionin dhe nuk ekziston hapësirë për interpretim tjetër të dispozitave të këtij ligji. Ministrja Carovska në mënyrë të rregullt e ka plotësuar listën pronësore dhe e ka paraqitur pronën e saj dhe të familjes. Edhe pse në mënyrë ligjore nuk është e obliguar, megjithatë, ministrja Carovska, për shkak transparencës ndaj opinionit, do ta paraqit pronën e bashkëshortit jo-formal në afat sa më të shkurtër kohor në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit. Ai në pronësinë e tij ka një garazh 25 m2 dhe një parcelë toke në Koçan 1.000 m2”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga ana tjetër, nga kompania “Flaj Kem”, gjithashtu i hedhin poshtë akuzat e partisë opozitare duke thënë se ata kanë punuar sipas të gjitha dispozitave ligjore, ndërkaq e paralajmërojnë VMRO-DPMNE-në që nëse nuk kërkon falje publike në afat prej 48 orëve, do të ngritin padi për shpifje.

“Kompania Flaj Kem Sh.P.K. Shkup, ashpër i demanton gënjeshtrat dhe shpifjet për gjoja nënshkrimit të marrëveshjes në katër sy nga ana e kompanisë tonë me institucionet shtetërore. Kompania ka marrë pjesë në furnizimet publike të përmendura nga ana e VMRO-DPMNE dhe të cilat u publikua nëpër disa portale, sipas të gjitha dispozitave ligjore. Në secilin prej tre furnizimeve publike të cilat theksohen, kompania jonë në mënyrë të rregullt ka marrë pjesë në ankandin elektronik, sipas ligjit. Gënjeshtra është aq e madhe sa nëse merret parasysh fakti se në çdo prej tre ankandeve elektronike kanë marrë pjesë shumë kompani. Dokumentet i kemi publike dhe mund të kontrollohet secili një nga një. Nëse në afat prej 48 orëve VMRO-DPMNE nuk kërkon falje, kompania jonë do të dorëzojë padi për shpifje. I ftojmë mediat dhe institucionet që lirisht t’i kontrollojnë faktet.”, thonë nga kompania

Ndryshe, VMRO-DPMNE-, nëpërmjet një konference për shtyp sot akuzoi Carovskën se “po e fsheh një pjesë të pasurisë familjare dhe bashkëshorti i saj i pakurorëzuar ka fituar tender 1.5 milionë denarë për furnizimin e dronëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button