Muzika pa tingull

Për dallim nga shumica e shqiptarëve të Shkupit, të cilët në masë të madhe apo të vogël me të drejtë u ndjen të ofenduar nga mënyra se si u shënua Dita e Pavarësisë, personalisht isha ca i befasuar në mënyrë të këndshme nga përparimi evident nga ana e organizatorëve të këtij manifestimi kulturor. Nënkuptohet, porositë nga tribuna drejtuar shqiptarëve janë tashmë gjë e parë nga shumica prej  bashkëqytetarëve maqedonas – e pritur. Por, me frymë të pafshehur sarkazmi të gotës gjysmë bosh, do ta shfrytëzojë mundësinë që megjithatë të falënderojë organizatorin për përmbajtjen e virtytshme nga interpretimi i himnit së shovinizmit maqedonas “Nuse, nuse”, e cila gjithmonë ashtu në qejf ngazellonte mendjen “superiore” dhe “qytetare” të pjesës maqedonofone të këtij vendi. Kontribut i vogël, por, ta pranojmë, megjithatë jehonë e dashur ndaj urtësisë gjithnjë më të çmueshme të heshtjes.

Fishkëllimat drejtuar çupezës shqiptares së vogël dëshmojnë se ato fishkëllima nuk jan më problem vetëm i Qeverisë apo politikës, por i një urrejtje  të kultivuar shoqërore, e cila i tejkalon dimensionet politike dhe tashmë është pjesë e mentalitetit folklorik nacional.  Problem që prek thellë në porosite familijare dhe shoqerore, të përcjelluraa ndër gjenerata dhe dekada gjatë – thënë në mënyrë ilustrative – darkat javore dhe këshillet periodike prindërore. Fenomen i cili, dorën në zemër – nuk është ndërtuar nga kjo Qeveri, por sigurisht është përkryer dhe mbindërtuar deri në dimensione të skajshme vulgare përmes porosive dhe sjelljeve të saj sublime.

Por, gjatë shpërthimit aq të madh të gjoja superioritetit dhe mbifuqisë (ndaj një vajze në largesi prej qindra metrash) shtrohet një dilemë e thjeshtë. Urrejtja megjithatë është vetëm një reagjent psikologjik i pafuqisë, njëjtë sikur që urrejmë diçka që nuk mund ta përmbysim apo ta kontrollojmë. Me këtë mendim në kokë, vlen të shtrohet pyetja: a ishin ato fishkëllima shprehje e urrejtjes – apo shpërthim i një ndjenjë të pafuqisë dhe frikës? Sa për të menduar, përgjigjja ndoshta duhet të kërkohet në sqarimet për gjoja shkaqet të cilat qëndrojnë prapa qëndrimit të Greqisë ndaj identitetit maqedonas. 

Njëherit, me të kuptuarit e plotë për ndjenjat e lënduara të shqiptarëve të mi, të cilat i ndaj edhe unë, do të doja të pyes – po kur ne kemi ftuar Vlatkon dhe Bogdan-in, të na këndojnë diçka nga repertori i tyre në ndonjë kremtim tonë me karakter shtetëror? Nëse jo për diçka tjetër, së paku që edhe ne t’u mbajmë ritëm me fishkëllima nga publiku dhe me brohoritjet “Ilirida”, “Ilirida”. Sado që të jemi të ofenduar me të drejtë nga sjellja e bashkëqytetarët maqedonas dhe sjelljen e tyre ndaj shqiptarëve, bindjet tona nuk mund të jenë mbulesë për mbajtje të distancës. Veçmas jo ndaj atij numri jo të vogël të maqedonasve të cilët në këtë apo mënyrë tjetër ( dhe gjithsesi jo pa pasoja) tentojmë të afrohen dhe komunikojnë me shqiptarët, qoftë si grup apo individualisht.

Nën humorin e ngutshëm javor, do të propozoja që madje edhe shqiptarët, të dalin nga pozita dhe hija e tyre virtualisht të boshatisur dhe të hidhëruar pa dobi ndaj maqedonasve, të kërkojnë dorëheqjen e zotëriut i cili bukën e vet të thatë e nxjerr në emër të përfaqësisë së tyre integruese. I mësuar nga përvojat e kaluara, dyshoj se ai njeri ka qenë fare i njoftuar se çka ndodh gjatë ditës së dhënë solemne në stadium jo shumë larg zyrës së tij. Andaj, nga ana tjetër, do ta ndryshojë ”Ustavin”. Duke ngjitur mbi të ngjitëse me mbishkrim Kushtetuta.

Koncerti në stadiumin e Shkupit, megjithatë, ishte interesant dhe prej një dimensioni tjetër, i cili më përkujtoi fjalën e vjetër të urtë kosovare – këngën e di, por zëri nuk më shkon. Pjesëmarrja gjithnjë më e shpeshtë e yjeve të huaja në manifestimet tona sikur dëshmon varfërinë shpirtërore rritëse të kreativitetit tonë. Fitohet përshtypja se ka kohë që tashmë nuk kemi interpretues me tipare të aftësisë magnetike për tërheqjen e publikut, ndaj po tentojmë nga dera e vogël ta tërheqim publikun përmes kontrabandimit të emrave të bujshëm nga jashtë. Kjo dukuri është po aq e pranishme tek të dyja bashkësitë etnike, nëse gjykojmë sipas masivitetit të publikut në koncertet e organizuara në vend, krahasuar me emrat e estradës vendore apo, të atyre nga fqinjësia.

Tradicionalisht asnjëherë më e varfër për margaritarë të vërtetë të muzikës, e njohur për shumë talentë të cilët ja për zë ja për notë janë bërë të famshëm jashtë kufijve të vendit, përnjëherë sikur kemi hasur në vakum të mesatares pa inspirim ose shkëndijë kreative, sikur muzat  e artit na kanë braktisur. Me respekt të detyruar ndaj veteranëve të skenës, ata megjithatë janë tashmë pjesë e establishmentit kushtetues artistik, i cili nuk arrin të prodhojë emra të rinj. Sa për krahasim, vlen të shtrohet pyetja çka ndodhi me atë valë të kreativitetit të viteve të nëntëdhjeta i cili prodhoi emra të shumtë të famshëm dhe të pranuar të denjë për çdo respekt?

Arti megjithatë është refleks i gjendjes së shpirtit të shoqërisë në një moment të caktuar historik, përmes të cilës mund ta ndjekim stratigrafinë e zhvillimit, rritjen apo rënien e një kulture. Nëse gjykojmë sipas kësaj logjike, fitohet përshtypja se gurëzit e rëndë të barokut politik e kanë shtypë deri në fund shpirtin kreativ të ditëve të sotme, ndaj nëpërmjet plasaritjeve të pllakave të mermerit del vetëm ndryshkja e kiçit dhe plehrave populiste. Më shumë se gjithçka tjetër, pikërisht arti është lakmus-testi më i saktë i ngurtësisë dhe boshllëkut të brendshëm të pushtetit të tanishëm, i mashtruar në dëshirën për demonstrimin material të fuqisë së vet, në llogari të shpirtërores së trashëguar të simpatizuesve të vet.

Prandaj prania e yjeve të huaja në koncertin është ilustrim përafërsisht adekuat për gjendjen tek ne. Pa frymëzim dhe të mbështjellë me mesatare, nevojitet të ftohen njerëz nga jashtë, prej viseve që janë më të lirë shpirtërisht dhe të pavarur në aspektin autorial, për t’i kënduar tingujt vendor të gëzimit dhe pikëllimit të shkruara ndër shekuj. Kjo, e jo emrat e këngëtarëve dhe prejardhja e tyre, është çështja që duhet të na shqetësojë dhe përkujtojë se populli i kapur për fyti nuk mund të këndojë.

Utrinski Vesnik 09.09.2012                  
© PortAlb (përkthimi në shqip)

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button