VMRO-DPMNE: Bashkëshorti pa kurorë i Carovskës ka fituar tenderë me miliona

VMRO-DPMNE akuzoi se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nuk e ka paraqitur të gjithë pasurinë, si dhe si bashkëshorti i saj më shumë herë ka fituar tendere me miliona, transmeton Portalb.mk.

“Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska po e fsheh një pjesë të pasurisë, sipas fakteve që i zbardhin mediat. Carovska, siç është publikuar, jeton me bashkëshortin me të cilin nuk kanë kurorëzim, Goran Georgiev, ndërsa në listën anketuese nuk e ka paraqitur pasurinë e së njëjtës. Në listën anketuese të Carovskës është theksuar pasuria e saj personale dhe pasuria e prindërve të saj, pasuria e vëllait, megjithatë nuk është theksuar pasuria e bashkëshortit pa kurorë”, akuzuan nga VMRO-DPMNE.

Siç deklaroi Maja Sllaveva, sipas rregullave ligjore, gjegjësisht neni 13 i Ligjit për familje, jeta e përbashkët burë dhe grua që nuk është e bazuar në pajtim me dispozitat të këtij ligji dhe që ka zgjatur më së paku një vjet është e barabart me bashkësinë martesore në pikëpamjen e pasurisë së fituar gjatë kohës së jetesës së përbashkët

“Sipas informatave Carovska është në bashkim jashtëmartesor me Georgiev, me të cilin ka edhe fëmijë, bashkim që sipas ligjeve të Maqedonisë është i barabartë me bashkimin martesor kur bëhet fjalë për pasuri dhe të drejta tjera të bëra bashkërisht. Bashkëshorti i Carovskës, Georgiev, është fitues i tenderëve me milionë nga institucione me të cilat udhëheq LSDM. Siç publikuan mediat, kompania e bashkëshortit joformal të Carovskës ka fituar 1.5 milionë denarë në emër të furnizimit me dronë”, tha Sllaveva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button