Maja Moraçanin: Do ta rikthejmë besimin me masa cilësore dhe transparencë

Me kryetaren e partisë ODM dhe deputete në Parlament, Maja Moraçanin biseduam për cilësinë e masave të qeverisë në planin për ajër të pastër, për mënyrat e rikthimit të besimit të humbur të qytetarëve ndaj shtetit kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit dhe hapat e parë të rëndësishëm të Maqedonisë për kalim në burime ekologjike dhe të rinovueshme të energjisë, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

A ka Qeveria qëllimi i sinqertë të përballet me ndotjen e ajrit?

Kjo qeveri, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, e përcaktoi zvogëlimin e ndotjes së ajrit si prioritet strategjik të Qeverisë dhe miratoi një Program për reduktimin e ndotjes së ajrit. Më këtë ajo tregoi vullnet të qartë politik për t’u përballur me ndotjen e ajrit. Për ODM është e rëndësishme që shumica e masave të cilat ne, si parti e gjelbër dhe OJQ-të e iniciativat mjedisore i kemi propozuar, janë përfshirë në këtë Program. Ata i referohen studimit finlandez, edhe pse është bërë nga vetëm një stacion në Karposh dhe rezultatet nuk mund të jenë relevante për Shkupin.

Fokusi nuk duhet të jetë në përqindjen e ndotjes që vjen dhe nga cili burim vjen, por duhet të veprohet në të gjitha burimet, përveç ekonomive familjare edhe në industrisë, ndërtimtarinë, trafikun, trajtimin e mbeturinave. Subvencionet për opsionet ekologjike të ngrohjes për familjet janë masë e mirë, ndërsa ODM ka propozoi edhe uljen e TVSH-së për ngrohje qendrore nga 18 në 5 për qind, që është përfshirë në program. Sa i përket trafikut, duhet të ndjekim tendencat botërore dhe të ndryshojmë konceptin e zhvillimit të qytetit. Qyteti duhet të jetë për qytetarët, për këmbësorët, çiklistët dhe për transport publik cilësor, e jo për makinat. Rritja e numrit të autobusëve, më shumë linja të autobusëve, të fillojë përdorimi i të ashtuquajturave. bileta të gjelbra ditore, transporti publik falas në ditët me ndotje të madhe ajrore, zonat të gjelbra për këmbësorë në pjesët qendrore të qytetit janë masa që do të kenë një efekt pozitiv mbi cilësinë e ajrit. Ja, tramvaji në Shkup do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer.

Përse përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë nuk janë pjesë e masave qeveritare për t’u përballur me ndotjen e ajrit? KEX Manastiri mbetet burimi kryesor i energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për masa që do të zbatohen në dy vitet e ardhshme, por jam dakord se nevojitet realizim intensiv i masave afatgjata, veçanërisht kalimin nga burime të fosileve në burimet e rinovueshme të energjisë, si era dhe dielli. Është një proces më i gjatë, por i domosdoshëm. Ligji i ri për energjinë mundëson përdorim më të madh të energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike. Përgatitja e një rregulloreje është në proces e sipër, me çka do të mundësohet që edhe familjet individuale të mund të gjenerojnë energji elektrike nga pajisjet fotovoltaike. Në Parlament votuam se mund të merret kredi për fazën e dytë të parkut të mullinjve të erës në Bogdanc, ndërsa po planifikohet edhe ndërtimi i impianteve fotovoltaike. Me rëndësi të veçantë është nevoja për rritjen e efikasitetit energjetik të objekteve. Maqedonia e  ratifikoi Traktatin e Parisit për luftë me ndryshimet klimatike dhe me atë e mori përgjegjësinë për reduktimin e emisioneve të gazit serrë, por njëkohësisht hapet mundësia e përdorimit të fondeve për këtë qëllim.

Le të kthehemi te ndotja nga industria. Shilegov dhe Makraduli nuk e humbasin mundësinë pa e theksuar se nuk ndot industria, se ngrohja e familjeve dhe e trafikut janë shkaktarët. E para, kjo s’është e vërtetë, e dyta, kjo flet keq për qëllimet e vërteta të qeverisë.

Industria është gjithsesi një nga ndotësit. Edhe një studim thotë se rreth 19 përqind e ndotjes vjen nga industria. Pavarësisht a është fjala për objektet me leje të integruar mjedisore, të cilat i kontrollon Inspektorati Shtetëror ose leje B, të cilat i kontrollojnë komunat, duhen kontrolle më të shpeshta dhe të jashtëzakonshme dhe, më e rëndësishmja, gjatë pasditeve dhe në orët e natës si dhe gjatë fundjavës. Patjetër duhet të publikohen rezultatet e kontrolleve, sepse në mungesë të informacioneve do të kenë spekulime. Inspektorati i qytetit tashmë ka filluar me kontrolle të tilla dhe i publikon rezultatet; nevojitet aktivitet dhe transparencë më e madhe nga Inspektorati shtetëror i mjedisit. Është mirë që një pjesë e masave të Qeverisë janë edhe blerja e instrumenteve të reja matëse pasi ato ekzistuese janë të vjetra dhe shpesh po prishen.

Ka të ngjarë edhe të bëhet fjalë për instrumente të vjetra, por ka shenja të çuditshme të përputhjes simptomatike të “majave” të ndotjes me ndërprerjen e punës së sensorëve të caktuar në vende si Gazi Babë ose Lisiçe. Kjo shkakton mosbesim.

Po, doemos duhet të vendosen instrumente të reja, në rezultatet e të cilëve qytetarët do të kenë besim. Por, unë mendoj se fokusi duhet të jetë në zbatimin e masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Me kolegen Popovska dorëzuam amendament në buxhetin për vitin 2019 me të cilin kërkuam që masat kundër ndotjes në vend dy milionë – 24 milionë euro, sepse sipas vlerësimeve të vetë Ministrisë së mjedisit aq para do të ishin të nevojshme për zbatimin e masave të planifikuara, por u refuzuam me justifikim se dhe në zëra tjerë ka para për zbatimin e këtyre masave. Për reduktim efektiv të ndotjes së ajrit nevojitet buxhetim i saktë i secilës masë, të parashihet vëllimi dhe afati kohor i zbatimit si dhe mundësia që qytetarët të kenë qasje në realizim. Kështu, do të rikthehet edhe besimi i qytetarëve ndaj institucioneve.

Shkatërrimi i Vodnos për gazsjellësin justifikohet si domosdoshmëri, sepse paska të bëjë me projekt ekologjik i cili që do të shpëtojë pyjet nga prerja?

Ne, si dhe të gjithë ambientalistët nuk jemi të kënaqur me përdorimin e gazit për shkak se ajo është një lëndë djegëse fosile, por jemi të vetëdijshëm se gazifikimi do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për të zvogëluar ndotjen e ajrit, dhe do të thotë karburant më të lirë për familjet dhe industrisë. Sa i përket Vodnos, e kemi të njëjtin qëndrim si aktivistët mjedisorë- kërkuan trase alternative për gazsjellësin. Na u theksua se me edhe me trasetë tjera do të shkaktohej shkatërrim i madh i vegjetacionit dhe se nga aspekti i sigurisë janë të pafavorshme … U bë mirë që u bë korrigjim i trasesë duke e zvogëluarr gjerësinë e saj dhe u mor përsipër pyllëzimi  i Vodnos, por mbetet fakti se pylli park Vodno është zonë e mbrojtur.

A do të miratohet të paktën ligji për mbrojtjen e Vodnos?

– Besoj se po, është paralajmëruar për vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button