Arabi Saudite, shqetësimet nga mbifurnizmi ulin çmimin e naftës

Çmimi i naftës së papërpunuara ka shënuar rënie si pasojë e shqetësimit të cilin e kanë investitorët nga mbifurnizimi i tregut global, pavarësisht shkurtimit të prodhimit që bëri eksportuesi më i madh, Arabia Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, sot tregtohet me 54.17 dollarë për një fuçi, që është një rënie me 0.9 për qind nga një ditë më parë.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) shitet me 45.55 dollarë për fuçi, ose një ulje me 0.5 për qind nga dita e mërkurë.

Në mënyrë që të zbusin mbifurnizimin e tregut global, shtetet e OPEC-ut ut dhe aleatët siç është Rusia, u dakorduan për të ulur prodhimin e naftës së papërpunuar me 1.2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga 1 janari, ku vetëm Arabia Saudite merr pjesë me 500.000 fuçi në ditë.

Megjithatë, mbifurnizimi i tregut mbetet ende i lartë, pasi tre prodhuesit më të mëdhenj në botë, SHBA-të, Rusia dhe Arabia Saudite, raportuan se nafta e papërpunuar të cilën e posedojnë është në nivelet më të larta ndonjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button