Edhe 30 ditë paraburgim për ish drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Gjykata Penale e Shkupit i ka shqiptuar edhe 30 ditë paraburgim ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vlladimir Atanasovski, njofton Portalb.mk.

Avokati i tij, Jordan Apostollski, tha se vendimin e gjykatës së shkallës së parë ende nuk e ka marrë, por se të njëjtën do ta ankojë përpara Gjykatës së Apelit.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e ka akuzuar Atanasovskin për vepër penale “shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore”, pasi që në seancat e fundit në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit, disa nga të akuzuarit e kanë përmendur si organizator të sulmit të dhunshëm në Kuvend, bashkë me disa persona.

Vlladimir Atanasovski është në krye të DSK-së që nga fundi i vitit 2016, kur nga funksioni u largua ish drejtori, Sasho Mijallkov, i cili, dy ditë përpara Vitit të Ri, u lëshua nga paraburgimi në burg shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button