Joveski: Kush do të kryejë kontroll mbi punën e PSP-së?

Prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski për MIA-n tha se thelbësore është të vendoset se kush do të kryejë kontroll mbi punën e Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

“Me strategjinë për reforma në sistemin gjyqësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është e parashikuar që PSP të bëhet pjesë e sistemit prokurorial. Edhe unë merrem me atë që të ketë ligj të posaçëm në të cilin do të inkorporohet edhe puna e PSP-së si prokurori e veçantë në rrjetën e prokurorive publike. Grupi punues që punonte në përgatitjen e ligjit përgatiti version të tillë”, theksoi Joveski.

Sipas tij, patjetër duhet të vlerësohet dhe të merret parasysh se Prokuroria Speciale Publike ka vendosur standarde të reja dhe percepcion të ri për prokurorinë, para se gjithash në hetimin e lëndëve dhe  zgjedhjen për pavarësi të plotë financiare.

“PSP është e përkushtuar në një mënyrë tjetër të punës, siç është transparenca në punë edhe përkundër asaj që në disa procedura nuk pajtohem, Angazhimi im është që PSP në pjesën e veprave penale për të cilën është themeluar ta mbajë pavarësinë e deritanishme për ato vepra penale, ndërsa duke pasur parasysh se i jepen kompetenca për vepra penale nga fusha e korrupsionit  nga persona të zgjedhur dhe emëruar dhe vepra penale më të vështira, për ato kompetenca të vlejnë rregullat e përgjithshme si dhe për prokuroritë tjera.  Kuptohet se për procedura të caktuara duhet të përcaktohet pavarësia e saj, por veçanërisht konsideroj se është thelbësore të vendoset kush do të kryejë mbikëqyrje mbi punën e kësaj prokurorie”, tha në intervistë për MIA-n, prokurori publik e Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button