Trajan: Komisionit të Antikorrupsionit i nevojiten anëtarë që nuk do t’ju shërbejnë elitave politike

“E them sinqerisht, nuk dua vit të tillë të na ndodhë si institucion, që me presion të opinionit u zbulua korrupsioni që ka qenë në Antikorrupsioni me vite”, dëshiron Rozeta Trajan, sekretarja e përgjithshme e Sekretariatit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bisedë me CIVIL MEDIA, si pjesë e serialit “Perspektiva 2019”, transmeton Portalb.mk.

Ajo theksoi se në vitin 2018 kemi qenë në situatë ku elitat politike nuk kanë pasur vullnet t’i zgjidhin situatat e tilla, pikërisht për shkak papërsosmërive ligjore e kanë çuar Komisionin të përballet me vit në të cilin anëtarët në mënyrë të detyruar të japin dorëheqje dhe vetë institucioni të jetë jofunksional.

Megjithatë, ajo shpreson se Komisioni përfundimisht do të ketë anëtarë që do jenë të pavarur, profesional, ekspert nga fusha e luftës kundër korrupsionit.

Pritjet për vitin 2019 janë, siç theksoi ajo, që përfundimisht të miratohet ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshja e interesave, zgjedhje të anëtarëve të rinj, anëtarë që nuk do t’ju shërbejnë elitave politike, Sekretariat me autorizime të përforcuara dhe të drejta për punëtorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button