SNHR: Vitin e kaluar në Siri kanë humbur jetën rreth 7.000 civilë

 Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se vitin e kaluar në Siri kanë humbur jetën 6.964 civilë ku shumica për shkak të regjimit të Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga SNHR në lidhje me personat që kanë humbur jetën në vitin 2018 në Siri, thuhet se vitin e kaluar janë vrarë nga palët në konflikt 6.964 civilë nga të cilët 1.436 fëmijë, 1.361 femra.

Në raport thuhet se regjimi i Asadit vitin e kaluar ka masakruar 4.162 civilë nga të cilët 713 fëmijë dhe 799 femra.

Gjithashtu bëhet e ditur se 467 civilë nga të cilët 169 fëmijë dhe 118 femra kanë humbur jetën nga forcat ruse që ofrojnë mbështetje për regjimin e Asadit, si dhe 417 civilë nga të cilët 175 prej tyre fëmijë dhe 118 femra kanë humbur jetën nga sulmet e ndërmarra nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Për periudhën e vitit të kaluar në raport thuhet se 1.107 civilë nga të cilët 247 fëmijë dhe 216 femra janë vrarë nga palë të papërcaktuara, ndërsa bëhet e ditur se organizata terroriste DEASH ka vrarë 446 civilë nga të cilët 82 fëmijë dhe 56 femra.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK theksohet se ka vrarë 285 civilë nga të cilët 29 fëmijë dhe 39 femra, dhe po ashtu opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit transmetohet se kanë shkaktuar vdekjen e 80 civilëve nga të cilët 21 fëmijë dhe 15 femra.

976 persona kanë humbur jetën nga torturat

SNHR ka njoftuar se vitin e kaluar 976 persona kanë humbur jetën nga torturat nga të cilët më shumë se 97 për qind e tyre nga forcat e regjimit.

Sipas raportit vitin e kaluar regjimi ka masakruar me tortura 951 persona në rajone të ndryshme të Sirisë. Ndërsa në të njëjtën periudhë bëhet e ditur se terroristët e YPG/PKK-së kanë vrarë duke torturuar 10 persona, ndërsa organizata terroriste DEASH ka vrarë një grua duke e torturuar.

Gjithashtu në raport theksohet se 9 persona kanë humbur jetën nga tortura e opozitarëve ushtarakë dhe 5 të tjerë nga torturat e palëve të papërcaktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button