Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epideminë e fruthit në Shkup

Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 12 rasteve të reja të të prekurve. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe tha se numri më I madh I të prekurve janë fëmijë, më I vogli 8 muajsh, por ka edhe të rritur të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Për shkak të gjendjes së krijuar nga nesër fëmijët e pa- vaksinuar nuk do ë pranohen nëpër çerdhe, transmeton Alsat M.

“Është shpallur epidemia e fruthit në Shkup dhe jemi të detyruar që prej nesër të ndërmarrim masën e përkohshme ndalesë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe të cilët nuk janë të vaksinuar me vaksinuar me vaksinën MRP- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rastet e reja të të prekurve nga Fruthi janë shënuar në Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov. 8 nga të prekurit janë hospitalizuar në klinikën infective dhe të gjithë janë në gjende të komplikuar. Filipçe tha se edhe përkundër thirrjeve për vaksinim në periudhën e kaluar, shumë pak prindër kanë vendosur t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button